Eko Higjiena

Drejtoria e Bujqësisë në Viti e pakënaqur me kriteret për subvencione nga ana e MBPZHR-së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Viti, ka shprehur pakënaqësi lidhur me kriteret të cilat i ka aplikuar MBPZHR në Prishtinë, për fermerët të cilët dëshirojnë të aplikojnë për subvencione për kulturat bujqësore.

Uji Dea

Kriteret si:
1. Kushtëzimi i fermerëve që të ketë të deponuara në mullinj sasinë minimale prej 6000 kg,
2. Kushtëzimi i fermerëve që pronat ti kenë në emër të aplikuesit, kur dihet se shumica nga fermerët tokat i kanë në emër të pronarëve serb dhe në emër të paraardhësve të tyre si; gjyshërit e stërgjyshërit dhe për shkak të kësaj çështje edhe nuk mundë të aplikojnë edhe pse i kanë si prona të tyre faktike ,e që i punojnë për shumë vite me radhë.
MBPZHR para se t`i aplikonte këto kritere është dashtë të përcaktoj një periudhë 2-3 vjeçare, dhe të njoftoj të gjithë fermerët që brenda kësaj periudhe të barten të gjitha pronat nga fermerët juridik tek pronarët faktik dhe të kërkoj nga institucionet relevante të shtetit që të thjeshtësoj procedurat dhe të ulë tarifat për bartje të pronave, në mënyrë që fermerët të rregullojnë dokumentet lidhur me pronat e tyre thuhet në reagimin nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.