UBT

Drejtoria e Bujqësisë ka ndërmarrë masa konkrete për parandalimin e prerësve ilegalë të pyjeve dhe kapjen e tyre

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me qëllim të parandalimit dhe asgjësimit të prerësve ilegalë të pyllit, drejtori i Bujqësisë dhe pylltarisë Bajram Isufi në bashkëpunim me udhëheqësin e sektorit të pylltarisë, Kujtim Shahiqi, kanë marrë masa të shumta në terren përmes aksioneve me policinë e shtetit dhe efektivit të vet për parandalimin dhe kapjen e prerësve ilegalë.

“Pylli është një ekosistem kompleks, pa pyje klima ndryshon, temperatura rritet dhe për shkak të sipërfaqes së zhveshur, ndodh erozioni i tokës. Me zhdukjen e pyjeve kërcënohen ujërat nëntokësore, burimet e ujit të pijshëm. Do të ketë pasoja të mëdha në të ardhmen. Drejtoria Bujqësisë dhe Sektori Pylltarisë ka marrë seriozisht këtë dukuri negative dhe në kuadër të kompetencave, ka aktivizuar kujdestarinë 24 orë, ku e njëjta ka treguar një rezultat të jashtëzakonshëm në kapjen dhe asgjësimin e prerësve dhe transportuesve ilegalë. Kemi organizuar edhe aksione 24 orë me asistimin e policisë së Kosovë”, ka thënë drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi.

Uji Dea

Isufi ka theksuar se për shkak të kanosjeve dhe kërcënimeve me armë dhe mjete të tjera ndaj pylltarëve dhe teknikëve të pylltarisë gjatë kryerjes së detyrës, janë paraqitur dhjetëra kallëzime penale në polici dhe gjykatë.

“Efektivi pylltarisë ka konfiskuar shumë mjete transportuese e mjete të tjera përcjellëse .Janë konfiskuar mbi 120 m/h të deponuara në depon e pylltarisë. Një punë voluminoze me shumë rreziqe dhe kanosje por serioziteti në punë dhe përkushtimi profesional ka bërë që regjioni Gjilanit të jetë një ndër rajonet më të organizuara në tërë Kosovën. Bashkëpunimi i mirë me qytetarët dhe fshatarët e rajoneve ka ndikuar në rezultatet tona me informata për prerjet ilegale. Vëmendje e posaçme i është dhëne zjarreve ku në pakujdesi të bujqve dhe fshatarëve ndodhin zjarret të cilat fal organizimit të mirë të pylltarëve të regjionit kemi arritur në bashkëpunim me zjarrfikësit të parandalojmë dhe shuajmë shumë zjarre”, është shprehur Isufi./rajonipress/