UBT

Drejtoria e Bujqësisë i trajnon bujqit për mbjelljen e misrit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të bujqve të Gjilanit, Drejtoria për Bujqësi në partneritet me “Pro Credit Bank” ka mbajtur sot seancën e shtatë trajnuese, e filluar dy muaj më parë, që përfshinë kryesisht mbjelljen e misrit.

Gjatë ditës së sotme, bujqit gjilanas kanë ndjekur trajnimin në këto nivele: kultivimi i misrit – rëndësia ekonomike, kushtet agroekonomike të prodhimit të misrit, zgjedhja e hibridit për mbjellje, përgatitja e tokës për mbjellje dhe plehërimi, ujitja e misrit, herbicidet dhe përdorimi i tyre, klasifikimi i barojave, përhapja e barojave, përdorimi i herbicideve në arë etj.

Në fjalën e rastit, drejtori për Bujqësi dhe Pylltari, Ramiz Ramadani, pasi përshëndeti të pranishmit, tha se nga ky trajnim bujqit do të përfitojnë shumë, ndërsa ripërsëriti se Drejtoria të cilën ai e drejton do të jetë përherë mbështetëse për ata që merren me bujqësi.
“Kjo është seanca e shtatë trajnuese, e filluar dy muaj më parë. Nga ky trajnim ju do të mësoni shumë në përgatitjen për lëmi të caktuara të bujqësisë, për të pasur prodhimtari sa më të frytshme. Me të gjithë kapacitetet tona të Drejtorisë do t’ju mbështesim vazhdimisht. Mos hezitoni të pyesni për gjithçka që iu intereson sepse në këtë mënyrë ju po përfitoni njohuri të reja”, tha drejtori Ramadani.

Fundamenti

Drejtori i Bujqësisë Ramiz Ramadani, tha se ky trajnim është shumë i nevojshëm, meqë nga java e ardhshme nis shpërndarja e misrit dhe përfitues do të jenë të gjithë ata që kanë aplikuar.

Bujqësia është prioriteti numër një i qeverisjes së kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri./rajonipress/