Drejtoria e bujqësisë demanton Nazmi Rapucën

Gjilan – Demantojmë shpifjet dhe të pavërtetat të shkruara nga ish drejtorit i Bujqësisë Nazmi Rapuca i cili ka kontekst politik thuhet në reagimin e Vaid Aliut u.d. në drejtorinë e bujqësisë.
Sipas Aliut e vërteta qëndron kështu : Projekti “Zhvillimi i Bujqësisë përshpejton zhvillimin ekonomik“ ka hasur në neglizhencën e qeverisjes komunale të kaluar.
Ky projekt sipas Vaid Aliut ka qenë i financuar nga Komisioni Evropian përmes MAPL-së për Komunën e Parteshit si lidere dhe komunës së Gjilanit si partnere, e nënshkruar dhe e protokoluar me 28.05.2013 në të cilin kanë qenë të paraparë 11 motokultivator.
Neglizhenca qëndron pikërisht tek ju Nazmi Rapuca sepse me qëllim e keni prolonguar projektin ju dhe Komuna e Parteshit në krye me Nenad Cvetkovic – ish kryetar, që njëherit këta 5 motokultivator i keni humbur me qëllim të caktuar për shkak të humbjes së zgjedhjeve mendon Aliu.
Sipas tij të njëjtit motokultivator është dashur të shpërndahen gjatë muajit shtator apo tetor 2013. Është gënjeshtër e juaja kur thoni se komuna e Parteshit ka shpërndarë motokultivator me 11.01.2014, derisa e vërteta qëndron se të njëjtit motokultivator janë shpërndarë në fund të dhjetorit 2013 – dhe njëherit në fund të mandatit të juaj.
Për të njëjtin projekt nuk ka patur konkurs të hapur për aplikim të fermerëve, dhe nuk ka qenë transparent ky projekt.
Ju Nazmi Rapuca ditën kur jeni larguar më 24.12.2013 më keni njoftuar për këtë projekt mua si ushtrues detyre i Drejtorisë, njëherit as zyrtarët e drejtorisë nuk kanë qenë të njoftuar për këtë projekt, por ky projekt ka qenë i fshehur në sirtarët tuaj, arsyet i dini ju.
Ka shumë të pa vërteta dhe insinuata kur thoni kanë qenë të planifikuar 6 motokultivator për komunën e Gjilanit, realisht kishin qenë 5 motokultivator të planifikuar.
Pikërisht ju jeni ai që i keni ndihmuar dhe mundësuar ish kryetarit të Parteshit që t`i shpërndaj 11 motokultivatorët fermerëve të komunës së Parteshit.
Për gjithë këtë që u tha më lartë , prapa kësaj qëndron i gjithë stafi i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, të cilët janë të befasuar me insinuatat dhe të pavërtetat tuaja.
Si duket ju Nazmi Rapuca nuk po mundeni ta përballoni humbjen shumë të thellë, dhe të pozitës tuaj andaj edhe bëni akuza destruktive.
Ju preferoj t`i ktheheni punës së juaj paraprake prej nga keni ardhur si shitës në minimarket thuhet në reagimin e Vaid Aliut u.d. në bujqësi e pylltari./rajonipress/