United Hospital

Drejtoria e Arsimit në Kamenicë i jep rëndësi inventarit dhe kabineteve në shkolla

/ 2 minuta lexim
HW

Kamenicë – Ndërtimi i objekteve shkollore që ishte prioritet i komunës i Komunës së Kamenicës, gati se është përmbushur tërësisht, kanë mbetur vetëm edhe tri objekte jo të mëdha të ndërtohen dhe kështu të përmbyllet nevoja për objekte shkollore.

Drejtoria e Arsimit, tani rëndësi i po i kushton kompletimit të shkollave me inventar, kabinete moderne dhe biblioteka shkollore.

Këtyre ditëve në objektin e gjimnazit “Ismail Qemali” po përgatitet salla për vendosjen e pajisjeve në kabinet të ri të informatikës.

HW

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Arsimit, Agim Shkodra, është fituar projekti për pajisje në inventar për kabinetin Informatikës në vlerë 22.000 €.

Donator i këtij projekti është Bashkimi Europian, i cili do ta bëjë pajisjen me inventar, njëherazi edhe dhe montimin, ndërsa komuna ka marr përsipër përgatitjen e sallës për vendosjen e mjeteve.

Shkodra, përmendi se edhe për shkollën fillore të mesme të ultë “Rexhep Mala” të Topanicës është siguruar inventarë i nevojshëm shkollor nga MASHT-i, si: 40 banka,80 karrige për nxënës 16 karrige për arsimtarë, një karrige për zyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.