Drejtoria e Administratës në Gjilan, ofron shërbime edhe të shtunave për mërgimtarët

Gjilan – Me qëllim të pajisjes së bashkatdhetarëve me dokumente të gjendjes civile, gjatë pushimeve në Komunën e Gjilanit, Drejtoria e Administratës, ka zgjatur orarin e punës nga data 5 korrik deri më 30 gusht.
Qytetarët mund të pajisen me dokumente edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 14:00.
Drejtoresha e Administratës në Komunën e Gjilanit, Arbenita Sopi Haziri, tha: Të dashur bashkatdhetarë, mirë se vini në Gjilan.
“Në kuadër të përgatitjeve për pritjen e bashkatdhetarëve edhe këtë vit, Drejtoria e Administratës ka zgjatur orarin e punës nga data 5 korrik deri më 30 gusht”, tha Sopi Haziri.
Drejtoresha e Administratës, theksoi se gjatë kësaj periudhe, do të ofrojnë shërbime edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 14:00.
“Ju mirëpresim bashkë me stafin e Administratës në Gjilan. Pushime të këndshme në vendlindje”, tha drejtoresha Sopi Haziri./rajonipress/