Drejtoria e administratës me efikasitet të lartë dhe rekord në shërbim të qytetarëve
Gjilan – Shërbimet e shpejta ndaj qytetareve dhe qasje e veçantë ndaj mërgimtarëve janë synimet e administratës së përgjithshme. Çdo 46 sekonda lëshohet një dokument i ri dhe kjo është arrit falë punës, angazhimit e përkushtimit të stafit, drejtorit të ri dhe përkushtimit të kryetarit të komunës që shërbimet ndaj qytetareve të jenë efikase thotë për rajonipress Omer Daku.
Nënkryetari i komunës Omer Daku thotë se për një periudhë kohore krahas angazhimit të tij në postin aktual si zëvendëskryetar i komunës, duke pasur parasysh një fluks jashtëzakonisht të madh të qytetarëve të cilët kërkonin shërbime brenda administratës në njërën anë dhe drejtorit të ri të sapo emëruar në anën tjetër, në koordinim me kryetarin e komunës , me vullnetin më të madh kemi arritur që në këtë drejtori dhe brenda pak ditësh ta normalizojmë gjendjen duke arritur rezultate dhe shërbime shumë të larta për qytetarët.
Daku tha se paraprakisht në koordinim me drejtorin e ri i kishin vënë vetës disa synime që të eliminohen pritjet e gjata të qytetarëve, të kryhen shërbimet e qytetarëve brenda ditës dhe në afat sa më të shkurtër, rritja e disiplinës brenda drejtorisë, por edhe kujdesi i veçantë që duhet pasur për bashkatdhetarët tanë nga diaspora.
Për tu arritur kjo, Daku tha se kishin marr disa hapa, duke rritur numrin e sporteleve në shërbim të qytetarëve, duke shtuar orarin e punës edhe për një orë si dhe duke punuar edhe ditën e shtune.
Sipas Dakut, Drejtoria e Administratës me strategji dhe përkushtim maksimal të të gjithë zyrtarëve të kësaj drejtorie dhe të drejtorit Mentor Mihovci ia doli që të kthej normalizimin e plotë në këtë drejtori dhe të kryhen shërbime shumë të shpejta duke mos lejuar fare pritje të qytetarëve nëpër sportele dhe duke arritur rekord të shërbimeve brenda ditës.
Sipas Dakut, nëse merret mesatarja e shërbimeve brenda ditës në raport me orët efektive të punës , atëherë mesatarisht çdo 46 sekonda lëshohet një dokument.
Daku thotë se tani kjo drejtori, krahas shërbimeve shumë të shpejta dhe efikase që po ndodhin, njëkohësisht po punon që të mos lejojë befasia të çfarëdo lloji të fluksit të qytetarëve që mund të ndodhin dhe se tani e tutje qytetarët tanë nuk kanë nevojë të brengosen dhe të zgjohen herët për të pritur në radhë për të kryer shërbimet e tyre, por kurdo që kanë nevojë ato do t`i kryejnë në çdo kohë dhe brenda një kohe shumë të shkurtër.
Daku tha se Drejtoria e Administratës do të ketë qasje të veçante për të gjithë bashkatdhetarët tanë dhe se për ta është vene në disponim edhe një sportel shtesë dhe se krahas ditëve tjera do të jemi në shërbim të tyre me orar të plotë edhe ditën e shtune./rajonipress/


