FITORJA

Drejtori sportiv i Koln, Keller: Paqarada mbrojtësi më i mirë i majtë në Bundesliga 2, nuk është çudi që gjysma e elitën e kërkojnë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Leart Paqarada që luan te St Pauli, pritet të jetë transferimi i parë i Kolnit që luan në Bundesligën gjermane në verë, pasi këtë gjë e ka thënë vetë drejtori sportiv i klubit, Christian Keller.

Kicker shkruan se Koln dhe futbollisti 28-vjeçar janë pajtuar për një transferim gjatë afatit kalimtar veror, kur Paqarada të jetë futbollist i lirë.

Drejtori sportiv i Koelnit, Christian Keller 44-vjeçar, nuk e ka mohuar interesimin për Paqaradën dhe ka folur fjalë të mirë për lojtarin që e ka përfaqësuar Kosovën plot 24 herë.

“Mendoj se ai është mbrojtësi më i mirë i krahut të majtë në rangun e dytë të futbollit dhe do të ishte gjë e mirë nëse ai do të luante për ne”.

Hidromorava

“Ai ka luajtur me vazhdimësi të lartë për disa vjet dhe është lojtar shumë inteligjent. Ka nivel të lartë teknik të lojës dhe është shumë i sigurt në ndërtimin e lojës, edhe kur ka presion nga kundërshtari”.

“Ka zgjidhje dhe në të njëjtën kohë, rrezikon portën kundërshtare. Ka harkime të mira dhe është i rrezikshëm në goditjet e dënimit. Nuk është çudi ai po kërkohet nga gjysma e ekipeve të Bundesligës”, ka thënë Keller.

Koln duhet të përgatitet për fundin e karrierës të Jonas Hector, por kapiteni ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.