HW

Drejtori sportiv i Augsburgut “e sponsorizon” Mërgim Berishën drejt Kombëtares së Gjermanisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mërgim Berisha po shkëlqen këtë sezon në fanellën e Augsburgut.

Sulmuesi kosovar është i huazuar në klubin e Bundesligës nga Fenerbahçe, ndërsa e ka gjetur formën optimale në vendlindjen e tij.

E kjo ka bërë që ish-futbollisti i Salzburgut të bie në sy edhe të Kombëtares gjermane.

Ai kishte luajtur në të kaluarën për ekipin U-21 të Gjermanisë, ndërsa tash mediat gjermane po shkruajnë vazhdimisht se futbollisti nga Suhareka mund të ftohet nga selektori Hansi Flick, i cili e ka dërguar njërin nga ndihmësit e tij për ta vëzhguar Berishën në ndeshjen e javës së kaluar, shkruajnë mediat gjermane, përcjell “Gazeta Express”.

24 vjeçari i ka realizuar pesë gola në Bundesliga, ndërsa herën e fundit shënoi ndaj Bayer Leverkusenit.

Trajneri i tij, Enrico Maassen e ka lavdëruar Berishën, duke thënë se janë të paktë “9”-shat si ai në Gjermani.

Uji Dea

E ndërkohë, lojtarin nga Kosova e ka lavdëruar edhe drejtori sportiv i Augsburgut, Stefan Reuter, i cili po shpreson që ta blejë kartonin e Berishës në fund të këtij sezoni.

“Mërgimi ka shënuar gola të rëndësishëm dhe vendimtarë për ne, kjo është diçka e madhe. Është normale që ai të jetë në shënjestër dhe në vëzhgim”, deklaroi Reuter, sipas të së cilit është veç çështje kohe kur Berishën do ta thërrasë Kombëtarja A e Gjermanisë.

Edhe vetë futbollisti kosovar do ta mirëpriste një ftesë eventuale nga “Die Mannschaft”, ani pse atë qe një kohë e do edhe Kombëtarja e Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.

“Natyrisht, do të isha i lumtur nëse do të ftohesha. Gjëja e vetme me të cilën po merrem është që ta jap 100 për qindëshin nga vetja në fushë dhe ta nxjerr maksimumin nga vetja”, u shpreh futbollisti në pronësi të Fenerbahçes, i cili i kishte zhvilluar 13 ndeshje dhe e kishte shënuar një gol me ekipin U-21 të Gjermanisë.

Berisha e ka pranuar se do të donte ta vazhdonte eksperiencën në Bundesligë edhe pas këtij sezoni pasi nuk dëshiron të rikthehet më në Stamboll. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.