Fundamenti

Drejtori: “Nuk ia dorëzojmë policisë nxënësen shqiptare”

/ 2 minuta lexim
KKVITI

“Nuk vjen në konsiderim që ne t`i dorëzojmë nxënësit duke i nxjerrë para shkollës që ata pastaj të dëbohen. Kjo është kundër parimeve etike dhe na kujton kohëra të këqija”.

Për sot (e enjte), ishte vendosur që 34 persona të cilëve u është refuzuar azili, në mesin e të cilëve edhe 18 të mitur të dëbohen nga Luksemburgu në vendet e prejardhjes, respektivisht në Shqipëri dhe në Mal të Zi. Të gjithë këta kishin bërë kërkesa azili, të cilat u janë hedhur poshtë. Ata qenë informuar me shkrim se duhej të braktisnin Luksemburgun brenda një muaji. Pasi që ky afat ka kaluar, Ministria e Jashtme i ka kthyer ata sot me aeroplan, njofton kjo ministri.

Në mesin e të dëbuarve ka qenë edhe një nxënëse 17 vjeçare e dalluar nga Shqipëria. Ajo prej pesë vitesh po vijonte me sukses mësimet në një lice teknik, por as kjo nuk i ka ndihmuar për t`i shpëtuar dëbimit. Nxënësit dhe mësimdhënësit e vajzës nga Shqipëria kanë reaguar të indinjuar kundër politikës evropiane të migracionit që sipas tyre është shumë rigide. Kjo për faktin se vajza është nxjerrë nga shkolla ku ishte në mësim dhe i ishte bashkuar familjarëve tjerë në aeroport.

UBT

Fillimisht, ministria përgjegjëse kishte kërkuar nga drejtori që nxënësen e përmendur ta dorëzonte në duart e policisë. Por ai nuk kishte pranuar. “Ne, natyrisht, do të respektojmë vendimin e institucioneve por që ne t`i dorëzojmë kështu nxënësit duke i nxjerrë para portës së shkollës që të dëbohen, kjo nuk vjen në konsiderim. Diçka e tillë është kundër parimeve tona etike dhe na kujton kohëra të këqija”, shkruan “luxemburger Wort”. Personeli mësimor i ka shkruar një letër qeverisë ku thuhet shprehimisht se nuk lejohet në asnjë mënyrë që njerëz nga jashtë, gjatë orëve të mësimit të vijnë për të kërkuar nxënësit.

Me gjithë këtë, është arritur një marrëveshje që ka mundësuar një takim në sekretariat, ku nxënësja shqiptare ka shkuar e shoqëruar autoritetet e shtetit.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.