UBT

Drejtori i Urbanizimit kërkon nga vendimmarrësit në Asamble që ta votojnë Planin Zhvillimor 2021 – 2029

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Duke patur parasysh që ky dokument është pranuar dhe është dhënë pëlqimi nga MMPHI, pastaj nga komitetit i ekspertëve të planifikimit për miratimin final në KK Gjilan, në këtë moment është një fat i mirë (i rrallë) njëherit obligim ligjor për vendimmarrësit në asamblenë komunale që ta aprovojnë unanimisht këtë plan dhe të futet në zbatim pasi që është udhëzuesi kryesor ligjor për zhvillimin e mëtejshëm në të gjitha lëmitë ka thënë Bekim Bajrami drejtor i Urbanizimit.

Njoftimi i plotë i Bekim Bajramit

I nderuar qytetar i Gjilanit,
Urojmë ta gëzojmë Planin e Zhvillimit të qytetit për periudhën 2021-2029 të punuar në hollësi nga drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit me konsulentë INSI (Instituti për Shkencë dhe Teknologji) nga Prishtina.

KKVITI

Në këtë plan të stërmundueshëm kemi qenë të angazhuar të gjitha drejtoritë e komunës, kompanitë publike etj. dhe nën përkujdesje të kryetarit z. Lutfi Haziri me të gjithë sektorët, strukturat, ekspertët, shoqërinë civile, bizneset, spektrin politik pa dallime, sportin, kulturën, artin dhe mbi të gjitha në pajtim me qytetarin e Gjilanit.

Duke patur parasysh që ky dokument është pranuar dhe është dhënë pëlqimi nga MMPHI, pastaj nga komitetit i ekspertëve të planifikimit për miratimin final në KK Gjilan. Në këtë moment është një fat i mirë (i rrallë) njëherit obligim ligjor për vendimmarrësit në asamblenë komunale që ta aprovojnë unanimisht këtë plan dhe të futet në zbatim pasi që është udhëzuesi kryesor ligjor për zhvillimin e mëtejshëm në të gjitha lëmitë.

Dokumenti është punuar në plotësi sipas kritereve të planit hapësinor të Kosovës duke i respektuar komunikimet direkte me komunat fqinje si dhe shtetet që kufizohen me komunën tonë./rajonipress/