UBT

Drejtori i Teatrit të Gjilanit luan në shfaqje

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Teatri i Profesionist i Gjilanit të dielën, më 7 korrik, ka dhënë premierën e tretë dhe të fundit për këtë sezon. Shfaqja “Pacienti i dr. Frojdit” me tekst të autorit kroat Miro Gavran dhe regji të Erson Zymberit, është dhënë vetëm një javë pas premierës së “Hajnave”.

Njëri nga “pacientët e Frojdit” ka qenë edhe drejtori i Teatrit, Ali Demi.

FIDANISHTJA

Sipas ligjit për teatrot, “drejtori i përgjithshëm, udhëheqësi artistik dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të teatrit nuk kanë të drejtë që gjatë mandatit të tyre të merren me punë krijuese të kontraktuara në teatrin ku punojnë” (Tribuna).