RCCOLA

Drejtori i spitalit demanton Lutën

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Drejtori i spitalit Abdylatif Latifi tha për rajonipress se është i befasuar dhe i zhgënjyer me deklaratat dhe të pavërtetat që po përhap Lutfi Haziri rreth gjendjes aktuale në Spitalin e Gjilanit. Edhe me rëntgen dhe aparatura radiografike e radiologji jemi të pajisur dhe të gjitha janë funksionale thotë ai.

Deklarata e Lutfi Hazirit se 100 mijë banor të Gjilanit kanë mbetur pa rëntgen e ka irrituar drejtorin e spitalit Abdylatif Latifi.

Eco Higjiena

Në një reagim të tij për rajonipress, Latifi ka thënë se aktualisht Spitali i Gjilanit ka në dispozicion 112 specialist të profileve të ndryshme që i takojnë nivelit sekondar, kurse sa i përket radiologjisë kemi në dispozicion dy aparate rëntgeni edhe atë një në radiologji dhe një në pulmologji, një aparat për mamografi dhe dy aparate të rëntgenit mobil, një skopi rëntgen dhe kompjuter tomografi.

Latifi tha se nga të gjitha këto aparatura shihet se Spitali i Gjilanit është i pajisur mjaft mirë me aparaturë radiografike. E vërteta është se aparati në radiologji është i vjetër , por është plotësisht funksional” tha Latifi./rajonipress/