Uji Dea

Drejtori i SHSKUK-së: Infektimi me COVID-19 nuk është i mundur gjatë vaksinimit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka apeluar tek qytetarët që sa më shumë prej tyre të ketë vaksinim ndaj Covid-19, në mënyrë që t’i shpejtojnë infektimit nga pandemia.

Krasniqi madje ka sqaruar se vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca janë të sigurta dhe s’ka asnjë mundësi që gjatë bërjes së vaksinës, të ketë infeksion me virusin Covid-19.

“Dy vaksinat që përdoren në Kosovë, Pfizer dhe AstraZeneca, nuk prodhohen nga virusët e gjallë, dhe nuk ka mundësi që njeriu të infektohet gjatë vaksinimit apo si pasojë e vaksinimit”, ka thënë ai ne Klan Kosova.

UBT

“Por, e kemi thënë edhe më parë, që për të krijuar imunitet, duhen të kalojnë disa ditë, dhe ato së paku dhjetë ditë apo së paku dy javë”.

“Duhet siguruar të gjithë qytetarët se përmes vaksinimit nuk mund të infektohen assesi, pasi vaksina prodhohet nga një lloj proteine e quajtur spike që nuk ka mundësi të shumohet apo replikohet virusi”, shtoi ai.

“Prandaj do të vazhdojmë të bëjmë apelin tek qytetarët, që sa më shpejtë të jetë e mundur të vaksinohen”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.