Fundamenti

Drejtori i Qendrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, James Lyon vizitoi KBI

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtori i OSBE në Gjilan James Lyon i shoqëruar nga zyrtaret vendor të programit, sektori për çështje pronësore, trashëgimi kulturore dhe dialog ndërfetar Arijeta Rrotlla dhe Afërdita Zymberi, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u pritën nga kryetari Këshillit z. Naim Aliu me bashkëpunëtorë.

Aliu i njoftoi mysafirët me punën dhe të arriturat e KBI-së së Gjilanit. Ai gjithashtu falënderoi drejtorin e OSBE-së për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që kanë me KBI në Gjilan.

RCCOLA

Ai ndër tjerash e njoftoi për aktivitetet e KBI- së derisa pjesë shumë me rëndësi është bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivojmë në vazhdimësi.

Lyon e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi përkrahje për këtë Këshill, në mënyrë që ata t’i realizojnë projektet e tyre të synuara e në veçanti me aktivitetet të cilat kanë të bëjnë me ruajtjen e bashkëjetesës ndërfetare thuhet në njoftimin e Agim Hysenit./rajonipress/