RCCOLA

Drejtori i PTK-së në hetuesi

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Ejup Qerimi, drejtor i Postës dhe Telekomit të Kosovës(PTK) është marrë në pyetje nga njësia për krime ekonomike e Policisë së Kosovës rreth një tenderi që PTK-ja ia ka dhënë një kompanisë kroate “Altima”, e me të cilën ka bashkëpunuar Ejup Qerimi para se të bëhej kryeshef i PTK-së. Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se njësia për krime ekonomike e ka pyetur kryeshefin Qerimi për tenderin që ia ka dhënë kompanisë kroate “Altima” i cili kap shumën prej hiç më pak se 825 mijë euro. “Kryeshefi është marrë në pyetje rreth këtij tenderi, por edhe çështje tjetër që kanë të bëjnë me vjedhjen e thirrjeve ndërkombëtare e cila njihet si ‘Sim to Sim’”, bëjnë të ditur burime të besueshme të gazetës.

Por, në anën tjetër Shaip Havolli nga Drejtoria për krime ekonomike e policisë së Kosovës mohon në mënyre kategorike se Ejup Qerimi është ftuar nga hetuesia rreth tenderit që ia ka dhënë kompanisë kroate “Altima”. “Ejup Qerimi ka qenë në prokurori, por jo për çështjen për të cilën po pyet gazeta. Takimet tona me kryshefin ekzekutiv të PTK-së janë të rregullta. Po ju siguroj se nuk është folur fare për këtë tender”tha Havolli për gazetën.

Uji Dea

Por, në anën tjetër zyrtarë të Postës dhe Telekomit të Kosovës(PTK) konfirmojnë se kryeshefi ekzekutiv i PTK-së Ejup Qerimi ka qenë në prokurori, por jo për çështjen e tenderit. Menduh Abazi, drejtor i zyrës për informim në PTK thotë se të mërkurën zyrtarë të lartë të PTK-së, kryeshefi i shoqëruar nga këshilltarë të tij ka pasur një takim njoftues me Policinë e Kosovës për te rejat ne fushën e Telekomit. “PTK është interesuar të dijë nga Departamenti i Krimeve Ekonomike se deri ku ka mbërri procesi i hetimeve rreth rastit SIM TO SIM, dukuri e cila ka dëmtuar në masë të madhe korporatën. Ne anën tjetër zyrtarë policorë kanë njoftuar ekipin e PTK rreth kësaj çështjeje dhe çështje tjera me rëndësi dhe njëkohësisht kanë siguruar se do të bëjnë gjithçka çka është në kompetencat e tyre për të përmbyllur ketë hetim me rëndësi për biznesin e korporatës.

Sipas saj, PTK-ja hedh poshtë në tërësi pretendimet se ka ndonjë hetim ndaj zyrtarëve të saj. Ai tha se pretendimet janë të pabazuara dhe të pavërteta në tërësi. Ejup Qerimi është hetuar edhe më parë nga Agjencia Kundër Korrupsionit për konflikt interesi pasi që për një kohë të gjatë ai kishte mbajtur dy pozita atë të kryeshefit të PTK-së dhe anëtarit të bordit në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK). Në këtë ka dhënë dorëheqje vetëm pas vendimit të gjykatës.