Uji Dea

Drejtori i PK-së: Qendra e grupit terrorist ishte Kopaniku – katër ditë para sulmit u kryen përgatitjet finale në një ndër poligonet më të mëdha të ushtrisë serbe

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se Policia e Kosovës po zhvillon hetime intensive për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë.

Hoxha shtoi se nga hetimet fillestare kemi ardhur në përfundim dhe në sigurimin e të dhënave shqetësuese që vërtetojë se grupi terrorist ka zhvilluar përgatitje për një kohë të gjatë brenda terrorit të Serbisë.

“Këto të dhëna po ashtu tregojnë se grupit terrorist i është vënë në dispozicion infrastruktura dhe logjistika e ushtrisë së Serbisë për stërvitje ushtarake para sulmit në Kosovë. Bazuar në të dhënat e siguruara rezulton se qendra e grupit terrorist ka qenë Kopaniku, përkatësishht hapësira që është pronë e Milan Radoiçiqit.

Uji Dea

Ushtrimet ushtarake janë mbajtur në një ndër poligonet më të mëdha të ushtrisë serbe “Pasuljanske livade” dhe atë së paku katër ditë para sulmit në Banjskë”, tha Hoxha.

Drejtori i policisë shtoi më tej se sipas të dhënave të siguruara në këtë fazë të hetimit është vërtetuar ndërlidhja dhe qëndrimi i grupit terrorist në Kopaniku, pastaj në Pasuljanske livade (poligoni i ushtrisë serbe) dhe në Banjskë në Kosovë.

“Më datën 20.09.2023 në bazë të pamjeve të siguruara shihet se është bërë përgatitje finale për sulmin që ndodhi katër ditë pas ndaj Policisë së Kosovës”, tha Hoxha. /Telegrafi/