Mobi Casa

Drejtori i OEK: Taksa e autostradës i orienton bizneset kosovare në tregje tjera

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se vendosja e taksës së autostradës në Rrugën e Kombit, i orienton bizneset kosovare të orientohen në tregje të tjera. Vendimin për vendosjen e taksës në autostradën Milot-Morinë e kanë bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, derisa Ministria e inftastrukturës në Kosovë ishte injoruar totalisht të pyeten rreth kësaj pagese që janë të detyruar ta bëjnë edhe kosovarët.

Berat Rukiq, Drejtor i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se në fillim të muajit qërshor, kanë zhvilluar takim për po këtë çështje me dy ministrat e Qeverisë së Shqipërisë. Fryma e takimit, thotë Rukiq ishte që për qytetarët dhe bizneset të aplikohej taksë e njëjtë me banorët e Kukësit.

E për këtë takim, Rukiq thotë se “po shihet se ishte sa për sy e faqe”.

Andaj, ai përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se krejt çka i mbetet bizneseve nga Kosova është të hapin ndërmarrje fantome në Kukës ose të riorientohen në tregje të tjera, sidomos tani pas përfundimit të autostradës Prishtinë-Shkup.

Vendimi i skandaloz i Qeverisë shqiptare diskriminon mijëra kosovarë që shkojnë për pushime në Shqipëri duke shpenzuar lekët e fundit atje, shkruan Gazeta Express.

Ata janë penalizuar me 5 euro për një drejtim (gjithsej 10 euro me kthim), derisa banorët e Kukësit me rrethinë duhet të paguajnë më pak se 1 euro për qarkullim në Rrugën e Kombit.

Shuma prej pesë eurove që qeveria e Shqipërisë do t’ua marrë kosovarëve që e shfrytëzojnë ‘Rrugën e Kombit’ vetëm për një drejtim, duke filluar nga 17 shtatori, po kundërshtohet me të madhe dhe po konsiderohet e pa përballueshme për xhepin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në një përgjigje për Gazetën Express Ministria e Infrastrukturës së Kosovës bën me dije se homologët shqiptarë as nuk kanë kthyer përgjigje në adresë të tyre.

UBT

Shkrimi i plotë i Drejtorit të OEK:

Rikthimi i “murit” me taksen e “autostrades”

Ne fillim te muajit Qershor, si shenje e reflektimit pas protestave te dhunshme, per vendosjen e nje takse te larte per “Rrugen e Kombit, dy ministrat e Qeverise se Shqiperise, Ahmeti dhe Gjinknuri, na priten nje delegacion prej 20 personave nga komuniteti i biznesit. Fryma e takimit ishte qe per qytetaret dhe bizneset te aplikohej takse e njejte me banoret e Kukesit. Per bizneset ishte edhe opsioni i nje pagese vjetore, me zbritje substanciale.

Po shihet qe takimi ishte “sa per sy e faqe” dhe presioni i grupeve te interesit e “mbivotoj” çdo vullnet politik per nje zgjidhje jo-diskriminuese per kete takse. Cka i mbetet bizneseve nga Kosova:

– Te hapin ndermarrje fantome ne Kukes;

– Te riorientohen ne tregje tjera, sidomos me perfundimin e autostrades Prishtine- Shkup;

Me grupe te interesit me influence ne çdo vendim, nuk ka dhe nuk do te kete bashkepunim ekonomik me Shqiperinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.