UBT

Drejtori i Infektivës flet për situatën me COVID-19, a do të ketë valë të reja?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për dy vjet që nga shfaqja e rasteve të para me Covid-19, personeli në Klinikën Infektive janë ballafaquar me punë jashtëzakonisht të rëndë në aspektin fizik, por edhe me ngarkesë psikike, tha drejtori i kësaj Klinike Arben Vishaj.

Madje, ai tha se doktorët e Klinikës Infektive janë prekur dy herë nga ky virus, por që tash gëzojnë shëndet të plotë.

“Këto dy vjet pandemi ne kemi pasur një punë jashtëzakonisht të rëndë edhe në aspektin e ngarkesës psikike por edhe në aspektin e mundësisë për të ardhur deri te mundësia e infeksionit”.

“Shumë nga kolegët tanë kanë pasur deri në dy herë që kanë kaluar në infeksion me Covid, por profesioni jonë mbetet i tillë andaj mbetet të shihet në muajt në vijim si do të shkojë situata, por për momentin stafi shëndetësor i Klinikës Infektive është i qëndrueshëm dhe gëzon një shëndet të plotë”.

United Hospital

Ndërsa sa i përket përhapjes së valëve të reja ose edhe “zhdukja” e Covid-19, doktor Vishaj theksoi se është vështirë të predikohet, por çdo valë e re nuk do të jetë e intensiteti të më mëparshëm, raporton EO.

“Është vështirë të thuhet sepse ne nuk mund ta predikojmë, por sido që të jetë Klinika Infektive do të jetë e gatshme të ofrojë shërbim. Ne nuk mund të japim prognozë se a do të përfundojë këtë vit”.

“…edhe këtë valën e fundit që e patëm nuk u manifestua me forma sikurse e kemi pasur variantin Delta dhe jam i bindur se nëse kemi ndonjë valë të re nuk do të jetë e atij intensiteti çfarë e kemi pasur valët e mëparshme”, tha Vishaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.