Drejtori i BE-së ia rikonfirmon Haradinajt se s’ka viza pa demarkacion
Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për të lansuar Programin për Reforma Ekonomike. Danielsson në konferencën e përbashkët me Haradinajn u pyet për demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave.
Dannielson përmendi edhe luftimin e korrupsionit dhe krimin e organizuar si kushte tjera të rëndësishme për liri të lëvizjes në Bashkimin Evropian.
“Njëra nga sfidat për Kosovën është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsioni, janë të rëndësishme për vetë Kosovën dhe klimën e biznesit. Pajtohem që është një nga kriteret për liberalizimin e vizave, kriteret tashmë e dimë cilat janë, për demarkacionin është mirë që kjo të shqyrtohet”.
Për demarkacionin kriteret janë të ditura dhe kjo shkon për Qeverinë e Kosovës, ndërsa Komisioni Evropian është i gatshëm të rekomandojë heqjen e vizave sapo të zgjidhet çështja e demarkacionit”, ka thënë Danielsson. /Express/


