ARKATANA

Drejtori i AUV-it paralajmëron inspektime të tjera në tregjet ilegale: Numri i inspektorëve i pamjaftueshëm

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) Flamur Kadriu, në një intervistë për Ekonomia Online, ka paralajmëruar se kjo agjenci do të vazhdojnë inspektimet nëpër tregjet ku therja e kafshëve bëhet në mënyrë ilegale.

Krejt kjo sipas tij, po bëhet në bashkëpunim më Ministrinë e Bujqësisë, me vetë faktin që sëmundjet e kafshëve të mos transmetohen te qytetarët.

Ai pohon se therja e kafshëve duhet të bëhet në thertore të autorizuara, të cilat i plotësojnë kushtet higjienike sanitare.“Ne do të vazhdojmë me inspektime, ne edhe me parë kemi pasur inspektime të kohëpaskohshme. Gjithmonë po përballemi me situata të vështira, sigurisht që operatorët e ndryshëm, persona të ndryshëm e kanë mënyrë të jetesës e kanë mbijetesë, mirëpo me keqardhje ne duhet t’i zbatojmë rregullat që janë të shkruara”.

“Tash fatkeqësisht apo fatmirësisht ato rregulla ne nuk i kemi shpikur vetë mirëpo janë standarde ndërkombëtare të cilat për arsye jashtëzakonisht të rëndësishme edhe janë vendosur. Therja e kafshëve duhet që të bëhet vetëm në thertore të autorizuara, të cilat i plotësojnë kushtet jashtëzakonisht mirë për arsye që të mos barten sëmundjet nga kafshët tekë njeriu. Prandaj është e rëndësishme që therja e kafshëve nëpër tregjet ilegale, nëpër hapësirat ku nuk ka kushte higjienike ndodh permanent që të rrezikohet shëndeti publik”, tha ai.

Uji Dea

Ai tha se për këtë Agjenci sfidë është numri i vogël i inspektorëve, sipas tij, me 29 inspektorë veteriner sa aktualisht janë është numër i pamjaftueshëm që të i’u përgjigjen të gjitha kërkesave.

Kadriu tha se për këtë në ndarjet buxhetore kanë bërë kërkesë që t’i kenë edhe 20 inspektor, por që atyre u janë aprovuar vetëm shtatë kërkesa. “Gjithmonë numri i inspektorëve është i pa mjaftueshëm sidomos sa i përket therjeve, numër i inspektorëve veteriner duhet me qenë i mjaftueshëm. Ne nuk i kemi të mjaftueshëm, i kemi gjithsej 29 inspektor veterinar të brendshëm të cilët kanë shumë obligime të tjera përveç kontrollit të therjeve në tërë territorin e Kosovës”.“Ne në dëgjimet buxhetore kemi kërkuar t’i kemi edhe 20 inspektor të tjerë shtesë që t’i mbulojmë ato kërkesat e tona minimale që me një angazhim më të vrullshëm ti plotësojmë gjitha nevojat e tregut, që konsumatori të jetë i sigurt në produktet që ai i konsumon. Ne i kemi të aprovuara shtat pozita të reja të cilat fatkeqësisht duhet t’i ndajmë edhe më tjera profile të inspekcionit. Buxhetin e kemi të mjaftueshëm për ti realizuar ato projekte që i kemi”, tha ai.

Ai tha se si agjenci brenda një viti kryejnë mbi 65 mijë inspektime e që numri më i madh i tyre është në kufi, raporton EO. “Ne kemi jashtëzakonisht një numër të madh të inspektimeve duke marr parasysh që kemi inspektorët edhe kufitar, gjitha pikat e kalimit kufitar, kemi inspektime të brendshme, veterinare, sanitare. Do të thotë numri i inspektimeve të përgjithshme mbërrin përmbi 65 mijë inspektime gjatë vitit, ato janë të ndara nëpër sektorë të ndryshme. Sektorët kufitare kanë një numër pak më të madh. Inspektimi për pirjen e duhanit i ka rritur inspektimet”, tha ai.