GRANDEMALL

Drejtori i Atalantës shpërthen në protesta pas humbjes nga Fiorentina: Nuk ka logjikë që t’i anulohet goli i Gjimshitit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Atalanta ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në Serie A.Skuadra nga Bergamo është mposhtur nga Fiorentina me rezultat 1-2, në një ndeshje ku u akorduan tri penallti, një për vendasit dhe dy për mysafirët.Por pas ndeshjes, drejtuesit e Atalantës kanë shpërthyer në protesta në drejtim të gjyqtarëve, por edhe kanë kritikuar ashpër VAR-in.

Kjo për faktin se në minutën e 10-të të ndeshjes u anulua një gol i realizuar nga mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti.Drejtori i përgjithshëm i Atalantës, Umberto Marino ka shpërthyer pas ndeshjes, duke thënë se duhet të ia shpjegojë dikush të gjitha këto episode.“Dikush duhet të na i shpjegojë këto episode. Bëjmë takime dhe diskutojmë dhe pastaj janë disa episode që nuk kanë logjikë. Dikush duhet të thotë diçka, është e pajustifikueshme të mos kesh interpretimin e këtyre episodeve”, tha Marino.

Uji Dea

Tutje zyrtari i skuadrës zikaltër ka deklaruar se nuk ka logjikë që të anulohet goli i Gjimshitit ndaj Fiorentinës.“Për golin e anuluar na thanë se Zapata mund të ndërhynte. Përse e japin këtë prekje të topit me dorë të Maehle nëse ndaj Bolognes nuk e dhanë? Ka kaos, interpretim të lirë, nuk ka një shpjegim logjik. Topi po del jashtë, dikush duhet të thotë si janë gjërat”.“Të anulosh golin e Gjimshitit nuk ka logjikë. Askush nuk thotë asgjë, edhe pse flitet shumë për komunikimin”, deklaroi Marino i indinjuar me ndarjen e drejtësisë. /Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.