Fundamenti

Drejtori i Arsimit ngushëllon familjen Dalipi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e nxënësit (semimaturantit) të shkollës fillore “Bajram Curri” në Shurdhan, Islam (Demush) Dalipi. Islami ishte nxënës i dalluar në aktivitete dhe në gara shkollore.

Gjatë këtij viti shkollor 2018/19, ka udhëhequr grupi e klasës së IX- të, “HARMONIA” në Garat Nacionale për Kulturë, Rini dhe Sport.

Në Garat e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, ne kategorinë Art pamor. Islami, duke u shpallur fitues ne Garat e kësaj kategorie në nivel shkollor. Për të vazhduar garën më tutje në nivel Komunal.

HW

Puna dhe përkushtimi i grupit, arrin suksese, duke u shpallur fitues dhe si grup më i miri i kësaj kategorie edhe në Garat në nivel Komunal. Për të vazhduar Garën edhe më tutje, duke përfaqësuar shkollën dhe Komunën e Gjilanit edhe në Garat në nivel Republikan.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, shpreh ngushëllime familjes Dalipi, mësimdhënësve, shoqeve dhe shokëve të klasës, për ikjen në amshim në moshë aq të re të shokut të tyre, Islamit.

Si drejtori, dhe si udhëheqës i këtij dikasteri në nivel komunal, shpërfaqi gatishmërinë t`i gjendemi afër në çdo pikëpamje familjes Dalipi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.