Fundamenti

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane: Ka dallime të mëdha mes pagave të sektorit publik dhe privat

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Janë bërë një vit nga vendosja e taksës 100% ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bonjës.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka, tha se bilanci një vjeçar duhet të matet në aspektin politik, se sa ekonomik.

“Nëse i kujtojmë rrethanat që bën që të vendoset taksa, atëherë kanë qenë për shkak të fushatës destruktive të Serbisë ndaj Kosovës. Aspektet ekonomike nuk kanë qenë qëllim, por kemi një momentm të ri”, tha Zeka në një intervistë për RTK. Sipas tij Kosova vazhdon të ketë deficit të lartë tregtar, megjithëse bizneset e Kosovës kanë pasur mundësi të zëvendësojnë produktet që janë ardhur nga Serbia, por për shkak të kapaciteteve të biznesit vendor.

Zeka vlerësoi se OEAK kanë parashikuar se do të ketë rritje të çmimit e që më vonë u vërtetua vlerësimi i OEAK-ut. Taksa nuk është që solli gjë pozitive. “Efektet kanë qenë negative, edhe thirrjet që kanë qenë të miqve tonë, kanë qenë për atë, por jemi vonë tani”, deklaroi ai.

Fundamenti

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka, bëri me dije se OEAK është kundër tarifave. Për qeverinë e re, ai tha se po presin se cili është qëndrimit zyrtar i qeverisë së ardhshme për tarifat. “Kushdo që do ta arrijë që ta bëjë qeverinë ne do të presim për të dhënë vlerësim për të”, tha ai.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka, bëri me dije se rritja ekonomike do të mbet aty, ku është parashikuar me rreth 4.2 %. “Kosova ka vazhduar të ketë rritje ekonomike dhe është në mesin e pak shteteve që ka pasur rritje ekonomike. Norma e rritjeve të investimeve të huaja ka shkuar në rënie dhe kjo duhet të shikohet se si duhet të ndryshohet. Përjashto këtë vit, ne kemi pasur përmirësim he vlerësim në të bërit biznes”, tha ai.

Zeka tha se Kosova duhet të fokusohet në diplomacinë ekonomike. “Qeveria e re duhet të vazhdojë me reformat dhe të kthehemi në mesin e atyre vendeve që kanë bërë shumë reforma në ekonomi”, tha ai.

Edhe për pagat në Kosovës, ai tha se ka problem nga kompanitë e Kosovës me punëtorët. “Ka dallime të mëdha mes pagave të sektorit publik dhe privat, dhe kjo krijon problem, pasi që shumica kanë dëshirë të gjejnë punë në sektorin publik”, tha ai.