Fundamenti

Drejtorët kërkojnë rritje të buxhetit për shkollat

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Diskutimi publik i planifikimin të buxhetit 2018-2020, është mbajtur sot në Viti me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të kësaj komune. Në këtë takim, janë paraqitur edhe prioritetet dhe kërkesat e drejtorëve të shkollave në buxhetin e ardhshëm tre vjeçar.

Zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka folur rreth rëndësisë që kanë diskutimet publike në planifikimin e buxhetit komunal, duke përmendur edhe rëndësinë që kanë dëgjimet publike dhe ndarjes në mënyrë proporcionale.

Mobi Casa

Ndërsa Ibrahim Rama, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, ka sqaruar për kategoritë buxhetore dhe planifikimet e buxhetit të ardhshëm në fushën e arsimit. Drejtorët e shkollave, njëzëri patën si kërkesë më prioritare rritjen e buxhetit për shkollat, pasi sipas tyre kanë nevojë për mbulesë të shpenzimeve.

Gjithashtu u kërkua pajisje me kompjuter për shkollat që janë në mungesë, mandej investime në riparime të disa shkollave, rregullim të rrethojave, rrënimin e shkollës së vjetër të Sllatinës së Epërme që u paraqitë si nevojë shumë urgjente, rregullimi i ngrohjes./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.