RCCOLA

Drejtoi veturën nën ndikim të alkoolit, dënohet me 300 euro, dy pikë negative dhe 9 muaj ndalesë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë në pikët të kontrollit të automjeteve ka ndalur një automjet me targa vendore. Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi mund të jetë nën ndikim të alkoolit. Të njëjtit pasi që i është matur alkooli me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.28 promile.

Mobi Casa

Zyrtarët policor ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej nëntë (9) muaj njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/