Fundamenti

Drejtim i mjetit nën ndikim të Alkoolit, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për 1 vit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 06.12.2022 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Siguria në trafikun rrugor” me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Topanicë komuna e Kamenicës.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës shtetas i Kosovës i cili drejtonte mjetin e tij me tabela vendore. Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi mundë të jetë nën ndikim të alkoolit.

Uji Dea

Pasi I është bërë alkootesti është vërtetuar se ishte nën ndikim të alkoolit, 1.65 promila
Nga ana e policisë ndaj vozitësit është shqiptuar gjoba 500 €, dhe ndalesa për 1 vit për drejtimin e mjetit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/