RCCOLA

Drejtim i mjetit nën ndikim të alkoolit, gjobitet me 200 euro dhe dy pikë negative

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Zyrtar policor nga Stacioni Policor në Kamenicë gjatë kontrollit në trafik kanë dyshuar se vozitësi i mjetit motorik me targa vendore mund të jetë nën ndikim të alkoolit.

Fundamenti

Të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.86 promilë.
Zyrtarët policor ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/