Drejtësia të pastrojë radhët
Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor duhet që të kërkojnë më shumë llogaridhënie nga gjyqtarët dhe prokurorët e tyre, në mënyrë që ata të jenë sa më aktivë dhe ta ndjekin korrupsionin, që të shohim raste të suksesit, ku do të kemi akte apo vendime të prera të gjykatës, të cilat sjellin zyrtarë të lartë politikë të plotfuqishëm në burg.
Gjykatat dhe prokuroritë duhet të riformatohen.
Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor duhet që të kërkojnë më shumë llogaridhënie nga gjyqtarët dhe prokurorët e tyre, në mënyrë që ata të jenë sa më aktivë dhe ta ndjekin korrupsionin, që të shohim raste të suksesit, ku do të kemi akte apo vendime të prera të gjykatës, të cilat sjellin zyrtarë të lartë politikë të plotfuqishëm në burg,raporton Gazeta Kosova Sot
S ikur asnjëherë më parë, ka qenë ish-Avokati i Popullit Sami Kurteshi, që asokohe pati hedhur një sërë akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë në vend. Ai thoshte se, si pasojë e dështimit të plotë të drejtësisë, po vjen edhe Gjykata Speciale, e cila, sipas tij, në fakt, po rrënon sistemin e degraduar të drejtësisë kosovare të instaluar nga politikanët e vendit e të mbështetur edhe nga disa ndërkombëtarë. Nisur nga kjo është shtuar edhe dilema se çfarë masash pastrimi duhet të merren në të gjitha nivelet e gjykatave e prokurorisë, për të cilat ish-Avokati i Populli pas informacioneve me gjetje të besueshme të njëjtat edhe i quante “çerdhe e korrupsionit dhe krimit të organizuar”? Po ashtu, është ngritur edhe pyetja se a duhet që sa më parë të fillojë vlerësimi etik dhe i integritetit profesional i të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve, si dhe të matet performanca e tyre e gjertanishme, por edhe i të gjithë anëtarëve të KGJK-së e KPK-së, ku më pastaj në raport me gjetjet dhe konstatimet të merreshin edhe masa, si shkarkimi, etj., duke i pensionuar kësisoj së pari përkohësisht, siç kanë vepruar edhe vendet e tjera në tranzicion, derisa në anën tjetër për ata që kanë shkelur eventualisht ligjet e vendit edhe të përballeshin me drejtësinë.
Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se padyshim se vetëm pas dështimit të sistemit të drejtësisë ka ardhur edhe Gjykata Speciale, pasi, sipas tij, drejtësia jonë kishte denjuar të merrej me gjykimin e krimeve të luftës dhe ato të pasluftës, atëherë pse të ishte themeluar Gjykata Speciale, edhe pse ajo ka si pikënisje raportin e Dik Martit të paraqitur në KE për krimet e supozuara gjatë luftës së UÇK-së.
Ndërkaq, sipas tij, denoncimi publik i ish- Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, drejtuar për gjendjen e gjykatave e prokurorive, Kelmendi thotë se përgjegjësia bie mbi njerëzit në krye të këtij sistemi të drejtësisë.
Reformimi i domosdoshëm Sipas Kelmendit, kjo gjendje vë në spikamë nevojën dhe domosdoshmërinë për reformimin e sistemit të gjykatave dhe prokurorive, pra gjyqësorit përgjithë- sisht, ngase kështu nuk përkon ky sistem i drejtësisë me standardin evropian. “Mbase do të duhej të ndodhnin reforma substanciale në tërë sistemin e drejtësisë, ku këtë e kërkon edhe KE-ja për të bërë reforma në drejtësi, në mënyrë që të pastrohet sistemi i drejtë- sisë nga njerëzit e inkriminuar, nga të papërgjegjshmit, nga abuzuesit e drejtësisë dhe gjyqësorit, nga njerëzit e lidhur me krimin dhe të korruptuarit”, theksoi ai.
Tutje, Kelmendi ka nënvizuar se dështimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e ka zanafillën në mosefikasitetin e kësaj luftë pikërisht nga këto institucione të drejtësisë. “Kjo mbase dhe është fytyra e shtetit ligjor dhe mosfunksionimi i sundimit të ligjit, kur pikërisht ata që duhet të jenë prijatarë në gjykimin e këtyre fenomeneve të së keqes, pikërisht këta çalojnë në gjykimin dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit. Janë shtresuar në këto gjykata dhe prokurori njerëz që nga ish- sistemi i kaluar, pastaj mjaft të tjerë që janë inertë ndaj luftës së korrupsionin dhe krimit të organizuar, por dhe mjaft të tjerë që janë në një formë apo tjetër me politikën dhe të ndërlidhur e të ndikuar drejtpërdrejt apo të dirigjuar prej saj”, theksoi ai. “Padyshim se edhe bllokimi i liberalizimit të vizave e ka koston e vet pandashëm nga mosreformimi i sistemit të drejtësisë në vend, ku ky është kusht dhe standard, pra që duhet të kemi gjyqësi, gjykata e prokurori të reformuara për të përkuar me nivelin dhe standardin evropian”, është shprehur Kelmendi./kosova sot/

