Drejtësia saboton ndëshkimin e korrupsionit
Tashmë Prokuroria e Shtetit është zotuar dhe ka marrë obligim që në mënyrë urgjente t’i hetojë dhe t’i zgjidhë me prioritet rastet e korrupsionit, derisa në anën tjetër ngjashëm nuk po veprojnë edhe gjykatat e vendit, të cilat do duhej ta kishin një praktikë të tillë.
Mungon koordinimi ndërmjet gjykatave dhe prokurorive.
Sipas analistëve, në këtë drejtim para së gjithash mungojnë gatishmëria dhe vullneti institucional e shoqëror për t’u ndërtuar mekanizma të domosdoshëm brenda Gjyqësorit, në mënyrë që t’u jepej përparësi këtyre lëndëve,raporton Gazeta Kosova Sot
Tashmë Prokuroria e Shtetit është zotuar dhe ka marrë obligim që në mënyrë urgjente t’i hetojë dhe t’i zgjidhë me prioritet rastet e korrupsionit, derisa në anën tjetër ngjashëm nuk po veprojnë edhe gjykatat e vendit, të cilat do duhej ta kishin një praktikë të tillë. Kështu kanë vlerësuar njohësit e kësaj fushe, të cilët kanë thënë se këtë mund ta rregullojë Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përmes një shkrese apo udhëzimi për gjykatat që lëndët e korrupsionit t’i zgjidhnin me prioritet. Por, sipas analistëve, në këtë drejtim para së gjithash mungojnë gatishmëria dhe vullneti institucional e shoqëror për t’u ndërtuar mekanizma të domosdoshëm brenda Gjyqësorit, në mënyrë që t’u jepej përparësi këtyre lëndëve. Ndaj është shtruar pyetja se pse gjykatat nuk po bëjnë kategorizimin e lëndëve, në mënyrë që t’u jepen përparësi atyre të korrupsionit, pasi siç dihet shumë lëndë të tilla të korrupsionit vazhdojnë të presin në sirtarët e gjykatave, ku duke mos ndodhur ky kategorizim i këtyre lëndëve, që kanë të bëjnë me korrupsionin, lind dyshimi se ato humbin qëllimisht nëpër sirtarë, por edhe vjetërsohen dhe më pas nuk jepet drejtësi për të tilla raste.
Analisti politik dhe juridik, Mazllum Baraliu, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se kjo po ndodh pikërisht për shkak se nuk ekziston një disponim as në sistemin e drejtësisë, rrjedhimisht në atë të gjyqësisë dhe as në institucione e shoqëri përgjithë- sisht që të luftohet denjësisht dhe tërësisht korrupsioni dhe të gjitha fenomenet negative në këtë shoqëri.
Nevojiten mekanizma të rinj Sipas Baraliut, po të kishte një disponim dhe gatishmëri të tillë edhe institucionale, por edhe shoqërore, sigurisht se do të ndërtoheshin mekanizma të domosdoshëm brenda Gjyqësorit, që t’i jepej përparësi lëndëve, të cilat kanë të bëjnë me rrezikshmërinë e lartë shoqërore, po ashtu, siç tha, me dëmtimin e lartë ose substancial të pronës shoqërore, pastaj të interesit shoqëror dhe mbi të gjitha të drejtave dhe lirive të qytetarëve, të cilët, nëse u cenohen ato të drejta, kërkojnë që përmes gjykatave dhe institucioneve të tjera të drejtë- sisë t’i ndjekin të drejtat e tyre, procedurat e caktuara për t’i realizuar apo përmbushur ato të drejta dhe liritë që mund t’u cenohen. “Pra, për disa lëndë është evidente që tashmë janë krijuar mekanizma internë të paktën dhe praktika që u jepet përparësi në trajtimin e tyre me prioritet në gjykata dhe ato dihet se cilat janë, por do duhej ndoshta që edhe këto çështje që kanë të bëjnë do të thosha me dëmtimin në kuptimin më të gjerë të interesit substancial të individit, të drejtave të tij dhe veçanërisht interesit shoqëror, të krijohen mekanizma dhe standarde e kritere të dhënies përparësi të atyre veprave, duke përfshirë këtu edhe ato të korrupsionit dhe të shkeljeve që kanë të bëjnë me korrupsionin në shoqërinë tonë”, është shprehur Baraliu./kosova sot/


