UBT

Drejtësia po kapitullon

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga mungesa e një sundimi të mirëfilltë të ligjit po vuan e gjithë shoqëria, por edhe shteti i Kosovës, derisa një gjë të tillë e dinë edhe vetë bartësit e institucioneve gjyqësore apo juridike në vend, pasi ata çdo ditë përballen me situata të tilla, duke e ndier edhe vetë se nuk po janë në gjendje assesi të ofrojnë drejtësi në shtetin e ri të Kosovës, për arsye të shumta, të cilat edhe dihen tashmë publikisht.

GJYKATAT DHE PROKURORITË E KANË HUQUR MISIONIN

“Drejtësia, sa u përket lëndëve për çështje pronësore, por edhe atyre të tjera civile, ka dështuar në këtë drejtim, derisa kjo mbështetet në faktin se asnjë lëndë e natyrës civile nuk mund të kalojë pa kaluar afati kohor në kohëzgjatje nga 5 deri në 10 vjet. Andaj, kjo formë e menaxhimit të lëndëve nuk ka pasur sukses dhe si pasojë e këtij, ta quajmë ‘dështimi’ të qëllimshëm apo jo, qytetarët pothuajse asnjëherë nuk kanë mundur t’i realizojnë të drejtat e tyre që u takojnë në bazë të ligjit”, ka potencuar avokatja Leonora Dervishaj Pacolli për gazetën “Kosova Sot”

Qytetarët ballafaqohen me shkelje të rënda

Nga mungesa e një sundimi të mirëfilltë të ligjit po vuan e gjithë shoqëria, por edhe shteti i Kosovës, derisa një gjë të tillë e dinë edhe vetë bartësit e institucioneve gjyqësore apo juridike në vend, pasi ata çdo ditë përballen me situata të tilla, duke e ndier edhe vetë se nuk po janë në gjendje assesi të ofrojnë drejtësi në shtetin e ri të Kosovës, për arsye të shumta, të cilat edhe dihen tashmë publikisht. Kështu të paktën kanë vlerësuar njohësit dhe specialistët e fushës së drejtësisë, të cilët kanë thënë po ashtu se drejtësia deri më tani është treguar e paaftë dhe e paguximshme karshi luftës ndaj krimit e korrupsionit, si dhe dukurive të tjera negative, duke bërë që edhe ta humbasë me të drejtë besimin nga qytetarët. Ndaj është shtruar edhe pyetja se a po vuan sistemi i drejtësisë nga drejtësia e munguar për qytetarët, ngase veç tjerash, nëse lëndët zvarriten, vjetërsohen, atëherë edhe mungon drejtësia për ta dhe për më tepër ky sistem nuk është as i aftë për të ndarë drejtësi për qytetarët? Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se besimi i qytetarëve karshi sistemit gjyqë- sor varët nga prokurorët dhe gjyqtarët, pasi nëse ata nuk janë të ndërgjegjshëm i tërë sistemi i drejtë- sisë kësisoj do të jetë në krizë të thellë morale e ligjore.

Humbja e besimit

Fundamenti

Sipas Dibranit, në anën tjetër, autoriteti i sistemit gjyqësor nuk përmirësohet përmes spektakleve mediatike apo deklaratave të kota, por vetëm me veprime të drejta dhe larg ndikimeve të interesit, por çdoherë në përputhje me ligjin.”Andaj, në mungesë të veprimeve të tilla edhe humbja e besimit nga shoqëria tek prokurorët e gjykatësit është e arsyeshme dhe shpjegon qartë se shoqëria tashmë është e vetëdijshme se gjyqësori në Kosovë është duke bërë drejtësi selektive. Prandaj, Kosova ka nevojë për një ndryshim rrënjësor në të gjitha planet, po ashtu nevoja është urgjente edhe për veprime konkrete dhe ndryshim substancial edhe të të menduarit si në drejtësi, derisa ndryshimet duhet të bëhen edhe në sistemin politik, por edhe në psikologjinë e veprimit pozitiv, i cili është i domosdoshëm për vendin tonë”, është shprehur Dibrani.

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka bërë me dije për gazetën “Kosova Sot” se vërtet sistemi i drejtë- sisë në tërësi, përfshirë dhe atë gjyqë- sor, ka ngecje serioze dhe si pasojë edhe janë në krizë te ne në Kosovë. Kjo ngase, sipas tij, ka shumë arsye dhe faktorë që kanë ndikuar në këtë aspekt, por më kryesorja është se që nga fillimi kjo çështje nuk është nisur mbarë dhe mirë, pasi Baraliu thotë se që nga paslufta administrata e UNMIKU-të kinse kishte nisur orientimin e reformave, por që këtë nuk e kishte dërguar deri në fund, pasi ishte lërë në gjysmë të rrugës nga ta, derisa tutje, sipas tij, edhe bashkëqeverisja fillimisht e më pastaj edhe qeverisjet e njëpasnjëshme nuk kanë qenë të përgjegjshme, por as të involvuara e dedikuara në masën e duhur.”Së këndejmi edhe autoriteti i gjyqësorit po vazhdon të bjerë dhe nuk është ngritur dhe nuk po ngrihet asnjëherë, duke mos arritur që të konsolidohet, të ndërtohet e të pastrohet nga ngecjet, gabimet dhe lëshimet në përgjithësi, të cilat kanë ndodhur në vazhdimësi”, theksoi ai.

Vjetërsimi i lëndëve, përgjegjësi e KGJK-së

Baraliu ka shtuar se fatkeqësisht një pjesë e konsiderueshme e gjyqtarëve, prokurorëve dhe njerëzve të drejtë- sisë, në bazë të perceptimit të opinionit publik, por edhe sondazheve që janë bërë, si duket nuk e kanë dhënë provimin e duhur, andaj, siç tha, kësisoj nuk ka edhe përparim, ngritje dhe as autoritet në gjyqësor, madje as besim nga qytetarët, e që do duhej të ekzistonte besimi tek ta, pasi ata u drejtohen gjykatave me qëllim të realizimit të të drejtave të tyre dhe përmirësimit të padrejtësive.

Ndërsa, avokati Tomë Gashi tha për gazetën “Kosova Sot” se nga mungesa e një sundimi të mirëfilltë të ligjit vuajnë e gjithë shoqëria dhe i gjithë shteti, derisa ai beson se këtë e dinë edhe vetë bartësit e institucioneve gjyqë- sore apo juridike në Kosovë, ngase, sipas tij, ata çdo ditë përballen me situata të tilla, duke e ndier edhe vetë ata se nuk po janë në gjendje të ofrojnë drejtësi në shtetin e ri të Kosovës për shumë arsye, të cilat edhe dihen publikisht.”Një prej atyre rezultateve që të themi negative në këtë aspekt është edhe lejimi i vjetërsimit të shumë lëndëve, për të cilën besoj se më kompetent është KGJK-ja që të japë urdhra të themi kështu apo të bëjë çmos që kjo të mos ndodhë dhe me siguri që edhe me një organizim më të mirë të vetë KGJK-së, i cili do të impononte edhe një organizim më të mirë të sistemit juridik të Kosovës, do të kishte rezultate më të mira”, ka deklaruar për gazetën “Kosova Sot” avokati Tomë Gashi..

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.