Drejtësia po i amniston qëllimisht pushtetarët e inkriminuar
Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë thonë se dosjet e shumta me kallëzime penale, sidomos kur është fjala për “peshqit e mëdhenj”, gjejnë azil e mrizojnë për kohë të gjatë në arkivat e sistemit prokurorial e gjyqësor dhe mbyllen e mbishkruhen pa u shqyrtuar fare, ndërsa në anën tjetër, korrupsioni e krimi i organizuar jo vetëm se ngelin të pahetuar sa e si duhet, por vazhdojnë të rriten e të forcohen dhe shpesh mbeten edhe të pagjykuara fare.
MBROJTËSIT E POLITIKANËVE BANDITË TË PËRBALLEN ME LIGJIN
Rastet mbyllen për shkak të lidhjeve klienteliste e korruptive
“Lëndët më të rënda të korrupsionit dhe krimit të organizuar tash e sa vite po neglizhohen qëllimisht, shkaku i lidhjeve të forta të Prokurorisë dhe Gjyqësorit me politikën, të cilët nga frika nuk i nxjerrin para drejtësisë edhe dosjet e politikanëve të lartë të inkriminuar, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, pasi për raste të tilla apo të ngjashme nuk mungojnë as frikësimet e kërcënuesve dhe militantëve të organizuar partiakë”, potencoi analisti Gani Qarri
Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë thonë se dosjet e shumta me kallëzime penale, sidomos kur është fjala për “peshqit e mëdhenj”, gjejnë azil e mrizojnë për kohë të gjatë në arkivat e sistemit prokurorial e gjyqësor dhe mbyllen e mbishkruhen pa u shqyrtuar fare, ndërsa në anën tjetër, korrupsioni e krimi i organizuar jo vetëm se ngelin të pahetuar sa e si duhet, por vazhdojnë të rriten e të forcohen dhe shpesh mbeten edhe të pagjykuara fare.
Sipas tyre, fatkeqë- sisht është instaluar krimi i organizuar, si rasti i mafisë siciliane që prek çdo pore të jetës, përfshirë edhe sistemin e drejtësisë, e që pastaj është e vështirë t’i shkulësh rrënjët, dhe kjo pasi dyshohet se Kosovën po e përfaqësojnë organizatat kriminale që janë aq të fuqishme, saqë nuk mërziten për ligj dhe nuk e kanë frikën e drejtësisë fare, ngase atë e blejnë më lehtë se në pazar. Ndaj, ata e kanë shtruar çështjen se a po neglizhohen qëllimisht lëndët e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Gjyqësor e Prokurori edhe nga shkaku i ndërthurjeve politike ose shkaku se gjyqtarët e prokurorët nuk guxojnë t’i prekin dosjet e politikanëve, pozitë e opozitë, madje edhe sidomos të atyre të VV-së, për shkak të kërcënimeve që u vijnë nga “armata kërcënuese” e militantëve të organizuar të VV-së në portale dhe në rrugë.
Drejtësia të depolitizohet
Analisti Reshat Sahitaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se Kosova nuk mund të funksionojë si shtet i mirëfilltë, nëse nuk ndahet drejtësia nga politika, teksa, siç tha, ndarja e drejtësisë nga politika ndihmon në zhdukjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Mirëpo, sipas tij, klasa jonë politike që nga pas lufta e deri sot, pozitë- opozitë, asnjëherë nuk kanë bërë përpjekje për ndarjen e drejtësisë nga politika, por përkundrazi secili që ka kapur pushtetin ka futur në sistemin e drejtësisë njerëzit e tyre partiakë me qellim të mbrojtjes së veprave të tyre kriminale ekonomike. ” Përderisa drejtësia varet nga politika, ne ende do të vazhdojmë vetëm të flasim, të shkruajmë e të debatojmë në emisione të ndryshme televizive gjoja kundër korrupsionit, e në fakt asgjë nuk veprohet. Dua t’ua përkujtoj lexuesve të gazetës “Kosova Sot” se gjatë një takimi me një zyrtar të lartë të NATO-s në Bruksel, më tha se habitej se si qeveritë e Kosovës, që shkojnë e vijnë, nuk janë krejtësisht indiferente ndaj rregullimit të sistemit të drejtësisë. Është për t’u habitur se asnjëri personalitet politik nuk e bëri asnjë hap për të luftuar korrupsionin, përveç Atifete Jahjagës dikur, e cila sa për të grumbulluar fonde të BE-së e hapi njëfarë këshilli gjoja për të luftuar, e në fakt nuk vepruan asgjë veçse morën para të majme në emër të luftimit të korrupsionit. Është krejt normale që dosjet e tilla nuk ka guxim asnjëri që t’i bëjë aktuale, sepse në radhë të parë rrezikohet vendi i punës së gjyqtarit e i prokurorit, nëse ata seriozisht merren me raste të tilla”,u shpreh ai. “Nuk është aspak për t’u habitur se një personalitet politik nga Kosova ka luksin më të madh se një deputet i Parlamentit Evropian. Politikanët në vendet perëndimore dënohen kur ata kapen me fakte, ndërsa në Kosovë nuk dënohen, sepse provat mbi korrupsionin i fshehin bashkërisht zyrtarët e politikës dhe disa të drejtësisë”, potencoi Sahitaj.
Kur shantazhohen liderët
Analisti tjetër Xhevat Sefaj thotë se natyrisht se po mbyllen dosjet, dhe shumë lëndë të pazgjidhura, sidomos ato lëndë për korrupsion dhe krim të organizuar, që janë të ndërlidhura me pushtetin dhe partitë politike mbesin fare të pazgjidhura, ngase, siç tha, ato lihen me qëllim që të parashkruhen që pastaj krijohet baza ligjore për të mos ngritur aktakuza për persona të caktuar që janë të fuqishëm dhe të lidhur me pushtetin.
Sipas tij, vjedhja e drogës në dhomën e dëshmive në Stacionin Policor në Prishtinë, vjedhja e 25 kg ar, në dhomën e dëshmive në Stacionin Policor në Pejë, duke mos marrë përgjegjësi askush prej institucioneve të rendit dhe ligjit për këtë rast, tregon qartë se këtu është e ndërlidhur politika, prandaj me qëllim janë mbyllur këto raste pa u dënuar askush. ” Krimi i organizuar është instaluar në institucionet shtetërore, sepse vetëm në këtë mënyrë ai mbijeton. Politika dhe biznesi bashkëjetojnë me njëra-tjetrën si vëllezërit, mafia e mirë-organizuar dhe e lidhur me partitë politike jo vetëm që nuk mërzitet për ligjin, por ajo ligjet i vendos vetë sipas interesave që u sjellin më shumë dobi atyre. 72 padi të ngritura nga Komuna e Prishtinës ndaj Isa Mustafës dhe zyrtarëve të tjerë të LDKsë qysh para tre vjetëve e mosngritja e asnjë aktakuze për këto raste, tregon qartë se sistemi gjyqësor më shumë i shërben politikës sesa i shërben vendosjes së rendit dhe ligjit, duke e luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Pra, shumica e lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsionin, shqyrtohen vetëm një numër i vogël i tyre, kryesisht pa peshë dhe të parëndësishme, sa për t’i falur e për t’i mbyllur!?”, tha ai. “Ndërkaq, në Kosovë nuk janë të ndara dhe të balancuara ekzekutivi, legjislativi dhe gjyqësori, këto tri pushtete kur ia shtojmë edhe pushtetin e katërt, atë të medies, aq thellë i kanë futur duart mafia e politikës dhe biznesit te njëratjetra, saqë më unë nuk mund të gjejë dallime se cili është roli i secilës në shoqëri.
Këtë e pasqyron më së miri klani “Pronto” i Adem Grabocit, pra lidhjet e tij me medie, me biznese oligarkësh, si të Devollëve, lidhjet e Shpend Ahmetit me Devollët, pra pasqyrimi nga jahti, me deputetë në legjislativ, me ministra në ekzekutiv, me prokurorë dhe gjyqtarë në Gjyqësor. Unë mendoj se ne si shoqëri jemi në një krizë të vlerave morale, jemi duke jetuar në një anarki që më shumë i ngjan një gjendjeje natyrore, një shoqërie pa shtet, ku secili ka të drejtë për gjithçka dhe njëherësh nuk ka të drejtë për asgjë. Hobsi do të thoshte një luftë e të gjithëve kundër të gjithëve”, tha ai./kosova sot/


