ARKATANA

Drejtësia përtokë, e rrënon edhe shtetin

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë thënë se burimi i të gjithë të këqijave në Kosovë është sistemi i drejtësisë, i cili nuk është aspak në nivelin për të cilin ka nevojë Kosova, ngase, sipas tyre, po të kishim një drejtësi efikase, të guximshme e profesionale, nuk do të kishte korrupsion e krim të organizuar kaq të lartë në nivele të të gjitha institucioneve të shtetit, pastaj të politikës, në qeveritë komunale, atë qendrore e gjithandej në gjyqësor e prokurori, në ndërmarrje publike e gjithkund tjetër, dhe as nuk do të lejohej që të trashet korrupsioni dhe krimi për të na renditur gjithmonë me vendet ‘afrikane e aziatike’.

PASOJAT E DEGRADIMIT POLITIK DHE LIGJOR

Analisti Shefqet Dibrani mendon se njëri nga faktorët kyçë pse korrupsioni është kaq i lartë, pa dyshim është sistemi i drejtësisë jofunksional dhe tejet i pafuqishëm për të vepruar, derisa, sipas tij, askush nuk ka mundur ta paramendojë Kosovën e lirë dhe të pavarur në këtë gjendje

Po të kishim sistem funksional, korrupsioni do të minimizohej

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë thënë se burimi i të gjithë të këqijave në Kosovë është sistemi i drejtësisë, i cili nuk është aspak në nivelin për të cilin ka nevojë Kosova, ngase, sipas tyre, po të kishim një drejtësi efikase, të guximshme e profesionale, nuk do të kishte korrupsion e krim të organizuar kaq të lartë në nivele të të gjitha institucioneve të shtetit, pastaj të politikës, në qeveritë komunale, atë qendrore e gjithandej në gjyqësor e prokurori, në ndërmarrje publike e gjithkund tjetër, dhe as nuk do të lejohej që të trashet korrupsioni dhe krimi për të na renditur gjithmonë me vendet ‘afrikane e aziatike’.

Profesori i së drejtës, Riza Smaka, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se në vendin tonë mjerisht për të keq politika qeveritare, ditore në këtë apo në atë mënyrë ushtron presion të fuqishëm në sistemin e drejtësisë, përfshirë prokurorinë dhe gjykatat, derisa, sipas tij, gjykatat si të tilla nga favoret dhe benifitet e ndryshme që tashmë dihen dhe me bazë dyshohet se janë format korruptive, d.m.th. funksionon ashtu që i shkon për shtati politikës ditore. “Bie fjala lëndët seleksionohen, shtyhen e zhagiten deri në parashkrim, por ka edhe raste kur lëndë të caktuara janë zhdukur fizikisht, derisa nëse një lëndë do të ishte zhdukur në një shtet të së drejtës ky do të kishte qenë skandal shtetëror numër një, ndërsa tek ne deri më sot asnjë rast nuk kemi se është proceduar ndokush që ka zhdukur fizikisht lëndë apo qëllimisht i ka zhagitur deri në parashkrim, ku aty janë lëndë shumë indikative aty është krimi i madh, janë paratë e mëdha në pyetje, andaj në mënyrë të padiskutueshme del se edhe politika por edhe sistemi i drejtësisë janë në bashkëpunim në kuptimin e dëmshëm, të palejueshëm dhe të pandershëm. Pra, gjendja është e këtillë dhe pa funksionimin e sistemit të drejtësisë nuk mund të flitet për shtetin e së drejtës”, ka shtuar ai, shkruan gazeta Kosova Sot.

Hidromorava

Komisionet sa për sy e faqe

Tutje, profesori Smaka ka nënvizuar se po ta kishim ne prokurorinë dhe gjykatat në nivelin e dizajnuar me kushtetutë dhe me ligje, nuk do të kishim pas siç tha nevojë fare për disa agjenci të shumta, që janë formuar pastaj ai antikorrupsion, dhe komisione të ndryshme që janë tepër të kushtueshme ndërsa pothuajse aspak funksionale. “Ato janë vetëm vende të volitshme për ti rehatuar dhe akomoduar favoritët edhe partizanët politikë, qeveritarët. Prandaj, gjendja është komplekse dhe tepër e pavolitshme sepse qytetari nuk e ka besimin në prokurori ose në gjykata, ngase po e zëmë se lëndët më të thjeshta nuk zgjidhen me vite të tëra”, theksoi ai. “Në këtë kontest vlen të theksohet edhe kjo që dyshkallshmëria është një nga postulatet e legalitetit, ndërsa në vendin tonë shkohet deri në 5 shkallë, pasi organi i administratës i shkallës së parë e vendos një çështje, pastaj këshilli i ankesave, mandej në gjykatën themelore, nga aty tek ajo e apelit, dhe më pastaj kontekst administrativ në gjykatën supreme, që edhe po të funksionofshin gjykatat tona në mënyrën më të mirë brenda 10 vitesh nuk do të zgjidhej një rast përfundimisht, derisa ka shumë raste që palët i lënë krejt anash, pasi zhgënjehen, dëshpërohen, ndërsa ndokush edhe vdes pasi zgjasin kontekstet shumë gjatë dhe nuk e përjeton përfundimin e rastit konform me ligjin”, është shprehur profesori i së drejtës, Riza Smaka.

Sistemi jofunksional

Analisti Shefqet Dibrani mendon se njëri nga faktorët kyçë pse korrupsioni është kaq i lartë, pa dyshim është sistemi i drejtësisë jo funksional dhe tejet i pafuqishëm për të vepruar, derisa sipas tij, askush nuk ka mundur ta paramendojë Kosovën e lirë dhe të pavarur në këtë gjendje. “Robëria është shkaktar i vobektësisë, prandaj zyrtarët politik në Kosovë, duke qenë viktima të robërisë, tash po imitojnë dhunën dhe pushtuesin nga i cili kanë mësuar si mundet me iu vjedh liria një kombi, dhe ajo në Kosovë ka ndodhur duke robëruar qytetarin në çdo pikëpamje”, tha ai. “Sikur Kosova ta kishte një sistem të drejtësisë pak më efikas, sigurisht niveli i korrupsionit nuk do të ishte kaq i lartë. E sikur korrupsioni të ishte fenomen në nivelin e lartë, përsëri do të ishte një e keqe pak më e vogël se sa tani kur ky fenomen është shpërndarë si kanceri në trupin e njeriut, ngase tashmë krimi dhe korrupsioni kanë shënuar përmasa shqetësuese pasi ai është shtrirë në të gjitha nivelet e pushtetit, i cili po sillet si pushtues duke e zgjeruar veprimtarinë e ndikimit edhe në nivele të tjera të shtetit, politikës dhe administrimit, që nga zyra e presidentit gjer në prokurori, e nga atje deri në nivelin më të ulët lokal, diku në Bashkësitë lokale apo nëpër fshatra të caktuara” ka vijuar më tej Dibrani.

Ai thotë se sikur Kosova të kishte drejtësi më efikase, të guximshme dhe profesionale niveli i korrupsionit dhe i krimit të organizuar nuk do të ishte kaq i lartë, dhe nuk do t’i prekte të gjitha nivelet e pushtetit civil e atij politik duke mos përjashtuar as gjyqësorin dhe prokurorinë. “Sikur të ishin në nivelin e duhur dhe sikur të kishin guxim profesional, sigurisht përmasat kaq tragjike të krimit dhe korrupsionit nuk do ta kishin gjithë këtë shtrirje, kudo nëpër ministri, nëpër borde dhe kudo nëpër organizata publike, nëpër të cilat ka mundësi manipulimi me paranë publike”, potencoi Dibrani./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.