FIDANISHTJA

Drejtësia, për dikë nënë, për dikë njerkë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Sundimi i ligjit në duart e politikanëve. Parimi i barazisë para ligjit po shkelet

“Nisur nga mbi 70 dosje që i ka vetë Isa Mustafa në prokurori për krim urbanistik në Prishtinë, me të cilat nuk po merret askush, e deri te rasti i djemve të Adem Grabovcit, që rrahën pjesëtarët e Policisë së Kosovës, mund të shohim se sistemi i drejtësisë në Kosovës është komplet në shërbim të interesave personale dhe grupore të njerëzve të pushtetit”, tha Adonis Tahiri nga VV-ja

FITORJA

Drejtësia në Kosovë rrallëherë zbatohet, edhe pse e ka kuptimin e një procesi të zbatimit të ligjeve në mënyrë të barabartë për të gjithë individët, pa dallim race, gjinie, religjioni, apo ndonjë dallimi tjetër specifik.

Aq shumë kritika u thanë për drejtësinë e pasluftës në Kosovë saqë shpesh dëgjuam se kjo drejtësi më shumë sesa që i mbron viktimat ua shkel të drejtat atyre. Njerëz që presin me vite që lënda e tyre të shqyrtohet, njerëz që humbën më të afërmit e tyre dhe nuk u bë asgjë për hetimin e rasteve dhe mbi të gjitha barra kolektive që mbajmë mbi supe: moszbardhja e krimeve të luftës dhe mosndëshkimi i palës serbe, qoftë me një padi të vetme për gjenocid kundër Serbisë. Kështu, duke filluar që nga përditshmëria e një qytetari e deri te problemet më të mëdha shtetërore në çdo sferë gjejmë shembuj të padrejtësive. Neni 3 i Kushtetutës së Kosovës garanton barazinë para ligjit. Këtu Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera, e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesë- tarëve të tyre. Ndërsa, neni 24 e specifikon edhe më mirë barazinë para ligjit. Sipas Kushtetutës, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim, si dhe askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.