UBT

Drejtësia në burg – Poezi nga libri “Mielli dhe buka”

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Mbrëmë e pashë një ëndërr, që njerëz të hijeve dhe territ, dy dhëmbë m´i arrestuan, gjuhën ma burgosën, trupin ma rrahën, e thanë mos fol

N´atë ëndërr me disa beteja

tek pija birrë me Homerin

në një pijetore të Prishtinës

vrasës të nënhijeve, e pusive

edhe Homerin e këcënuan

se do ta vrasin së shpejti

nëse ai nuk ikën në harresë

Në atë dramë të gjumtë të

ëndrrës, buzët më digjeshin

ARKATANA

kraharori i tëri ishte tym

N´atë ëndërr-betejë për lirinë

ata kërkonin ta arrestonin

Luftën e popullit të Kosovës

dhe s´lanë vend pa bastisur

Në luftën e asaj ëndrre, unë

doja kthimin e fjalës në liri

lirinë e dhëmbit të arrestuar

dhe të drejtësisë së burgosur!..

Rrustem Geci, Gjilan 1995

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.