Eko Higjiena

Drejtësia mbyll sytë përballë mafio-oligarkëve

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Qasja ndaj të gjithë atyre që e kanë keqpërdorur djersën e qytetarëve dhe buxhetin e Kosovës duhet të ndryshojë tërësisht, në mënyrë që të njëjtët të mos mund të shpëtojnë pa u ndëshkuar nga drejtësia. Kështu të paktën kanë vlerë- suar analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë, të cilët kanë alarmuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani.

PUSHTETARËT ME NDIKIM PASUROHEN DHE ABUZOJNË

“Peshqit e mëdhenj” amnistohen në prokurori e gjykata

“Njerëzit e tillë kanë arritur që në tërësi jo vetëm të shpëtojnë, por edhe ta stimulojnë edhe më tutje krimin e korrupsionin dhe ato të lulëzojnë edhe më tutje, dhe natyrisht se jo vetëm që s’mund ta mashtrojnë Unionin Evropian, por as qytetarët e Kosovës, as forcat politike e as njerëzit e shëndoshë, as mediet dhe askush nuk mund të mashtrohet me këtë lojë, të cilën është duke e bërë politika aktuale nëpërmes gjykatës dhe prokurorisë, duke mos ua dhënë dënimet e merituara njerëzve të krimit, që vijnë nga politika, po ashtu që vijnë nga institucionet ekonomike, nga krimi ekonomik, i cili e ka kapluar në tërësi vendin”, theksoi prof. Muhamet Kelmendi

Qasja ndaj të gjithë atyre që e kanë keqpërdorur djersën e qytetarëve dhe buxhetin e Kosovës duhet të ndryshojë tërësisht, në mënyrë që të njëjtët të mos mund të shpëtojnë pa u ndëshkuar nga drejtësia. Kështu të paktën kanë vlerë- suar analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë, të cilët kanë alarmuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani. Sipas tyre, njerëzit e tillë kanë arritur jo vetëm të shpëtojnë, por edhe ta stimulojnë edhe më tutje krimin e organizuar dhe korrupsionin, derisa në anën tjetër me lojën që është duke e bërë politika aktuale nëpërmes gjykatës dhe prokurorisë, duke mos i dhënë dënimet e merituara njerëzve të krimit që vijnë nga politika e institucionet ekonomike, s’mund ta mashtrojnë Unionin Evropian, por as qytetarët e Kosovës. Ndaj është shtuar edhe dilema se a po i shpëtojnë kësisoj drejtësie mafio-oligarkët e politikës me dënime të buta apo edhe për më keq, duke i shfajësuar edhe për vjedhjet tashmë të dëshmuara qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit?

Hidromorava

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se ashtu siç dihet ka vite të tëra që Unioni Evropian ka paraqitur kërkesat e tij, duke adresuar disa kushte lidhur me liberalizimin e vizave për kosovarët, ku një ndër kryesoret gjatë tërë viteve që kanë kaluar deri më sot ka qenë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e cila e ka kapluar Kosovën thuajse në të gjitha nivelet, shkruan gazeta Kosova Sot.

Sistemi i drejtësisë, tërësisht i kapur

Sipas Kelmendit, lufta kundër krimit e korrupsionit mbetet detyrë kryesore. “Kjo për faktin se që nga fillimi i vendosjes së njerëzve në organet udhëheqëse të Policisë së Kosovës, por edhe në prokuroi e gjykata si tri institucionet më të rëndësishme për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së vendit nuk kanë qenë në nivelin e kryerjes së detyrave konform ligjit, dhe një praktikë e tillë fatkeqësisht po vazhdon që nga paslufta e këndej, pasi kemi të bëjmë me një kapje totale të sistemit të juridikaturës në Kosovë, duke filluar nga Këshilli prokurorial dhe ai gjyqësor, për të kaluar tek policia dhe prokuroria e gjykatat dhe në tërësi mendoj se njerëzit për shkak të së kaluarës së tyre, e cila është e errët për shkak të veprimtarive të tyre në ish-sistemin e regjimit, ku politikanët e dinë se nga vijnë ata dhe që i kanë kapur plotësisht, duke mos i lënë as që të lëvizin bartësit e institucioneve të drejtësisë në përgjithësi”, ka vijuar më tej ai. Kelmendi ka shtuar mënyrat e vendosjes së njerëzve në pozitat e caktuara në drejtësi, që nuk kanë qenë aspak të mira, pasi siç tha së fundmi është parë edhe përmes aferës “Pronto”, por edhe formave të tjera të pushtetit se si janë vendosur njerëzit në ato institucione. “Njerëzit e tillë kanë arritur që në tërësi jo vetëm të shpëtojnë, por edhe ta stimulojnë edhe më tutje krimin e korrupsionin dhe ato të lulëzojnë edhe më tutje dhe natyrisht se jo vetëm që s’mund ta mashtrojnë Unionin Evropian, por as qytetarët e Kosovës, as forcat politike e as njerëzit e shëndoshë, as mediet dhe askush nuk mund të mashtrohet me këtë lojë, të cilën është duke e bërë politika aktuale nëpërmes gjykatës dhe prokurorisë, duke mos dhënë dënimet e merituara njerëzve të krimit që vijnë nga politika, po ashtu që vijnë nga institucionet ekonomike, nga krimi ekonomik, i cili e ka kapluar në tërësi vendin”, theksoi prof. Muhamet Kelmendi.

Mafio-oligarkët ndikojnë në gjykata e prokurori

Analisti Naim Kelmendi thotë se drejtësia trafikohet në Kosovë për fat të keq nga mafio-politika me gjyqtarë të papërgjegjshëm e me prokurorë të pandërgjegjshëm, të cilët e kanë sjellë drejtësinë në këtë gjendje të mjerueshme që është tani. Sipas tij, një drejtësi e kapur dhe e ndikuar nga politika nuk është drejtësi. Tutje Kelmendi ka nënvizuar se përgjithësisht sistemi i drejtësisë po i vuan këto pasoja, dhe derisa të jetë e fortë mafio- politika dhe mafio-oligarkia e inkriminuar vështirë, siç tha, se mund të ketë drejtësi të pavarur, me integritet dhe jashtë ndikimeve të politikës. “Pra, drejtësia në Kosovë është e paintegritet, dhe mbase vetëm reformat substanciale do ta nxjerrin drejtësisë nga gjendja në të cilën është katandisur, dhe kjo gjendje nuk përkon aspak me asnjë standard evropian. Pastaj në administratë do të duheshin bërë reformime, sepse mendësia është për mjerim, administrata është në shërbim të qytetarit e jo qytetari në shërbim të administratës, prandaj edhe në këtë segment ka hapësirë për reformim të administratës dhe për ta çliruar edhe nga burokratizmi”, u shpreh më tej ai. “Them se është i domosdoshëm një ‘VETING’ në drejtësinë kosovare, ngase janë tri verifikime bazike për prokurorë e gjyqtarë, sikur janë verifikimi profesional, verifikimi i figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe verifikimi i pasurisë së gjyqtarëve e prokurorëve për të dëshmuar se janë të pastër, dhe pastaj këto figura të pastra mund të ndanin drejtësi të pavarur dhe të paanshme, dhe që para ligjit për ta do të ishin të gjithë të barabartë”, theksoi analisti Naim Kelmendi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.