Drejtësia kosovare matet me euro
Paraja sot në vendin tonë e përcakton anën e drejtësisë, ku shpeshherë drejtësia po e merr anën e parasë. Kështu të paktën kanë vlerësuar njohësit e kësaj fushe, por edhe opozita e vendit, të cilët kanë ngritur shqetësimin e tyre se ndikimet e tilla, si dhënia e ryshfetit, korruptimi etj., po ndikojnë drejtpërsëdrejti në pavarësinë e Gjyqësorit në përgjithësi, derisa flasin edhe për atë se deri në çfarë mase ka rënë drejtësia në Kosovë dhe se sa e korruptuar dhe e ndikuar është ajo.
Proceset gjyqësore, arenë e tregtisë së pistë
Po nuk bleve gjykatës e prokurorë, e pësove
Sipas analistëve, është e tmerrshme dhe e patolerueshme gjendja e drejtësisë dhe e Gjyqësorit në vend, kur ka dyshime se drejtësia kontrabandohet nga sekserët e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të ndikuar në kahun e zgjidhjes së proceseve gjyqësore
Paraja sot në vendin tonë e përcakton anën e drejtësisë, ku shpeshherë drejtësia po e merr anën e parasë. Kështu të paktën kanë vlerësuar njohësit e kësaj fushe, por edhe opozita e vendit, të cilët kanë ngritur shqetësimin e tyre se ndikimet e tilla, si dhënia e ryshfetit, korruptimi etj., po ndikojnë drejtpërsëdrejti në pavarësinë e Gjyqësorit në përgjithësi, derisa flasin edhe për atë se deri në çfarë mase ka rënë drejtësia në Kosovë dhe se sa e korruptuar dhe e ndikuar është ajo.
Ndaj në këtë drejtim është ngritur edhe pyetja se si po bëhet kjo shitblerje e drejtësisë në Kosovë, përmes tarifave që duhet paguar sekserëve të gjyqtarëve e prokurorëve në mënyrë që proceset e caktuara të marrin kahun e dëshiruar nga klientët që korruptojnë zyrtarët e shtetit në Gjyqësorin dhe Prokurorinë kosovare.
Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se kapja dhe kontrabandimi i drejtë- sisë në përgjithësi, si Gjyqësorit ashtu edhe Prokurorisë, ku, përveç ndikimit nga mafia politike, njëkohësisht ky është një sfidim i madh i institucionit të Gjyqësorit në sundimin e ligjit dhe në rrugën e pavarësimit të drejtësisë në Kosovë. “Pra, të gjitha ndikimet e jashtme e të papërgjegjshme dhe njëherësh të papranueshme të çfarëdo natyre qofshin, tani për tani mbesin kanceri i shoqërisë që po e han nga brenda drejtësinë dhe ndarjen e saj të drejtë në institucionet gjyqësore, derisa drejtësia nuk po ecën në rrugë të mbarë drejt pavarësimit dhe standardizimit, e posaçërisht demokratizimit në të gjithë resorët e saj”, tha ai./kosova sot/


