RCCOLA

Drejtësia “efektive”, Gjykata liron nga paraburgimi Muhamed Shabanin, ofroi 25 mijë euro dorëzani

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjykata Themelore e Gjilanit përmes gjykatësit Veli Kryeziu i ka ndërprerë paraburgimin të dyshuarit Muhamed Shabanit me arsyetimin se kanë pushuar arsyet ligjore. Arben Kadriu kryeprokuror tha për rajonipress se të pakënaqur me këtë vendim kemi ushtruar ankesën në Gjykatën e Apelit.

Një vendim i Gjykatës së Gjilanit ka tronditur skenën juridike kosovare. Një rast i pashembullt deri më tani në analet e drejtësisë është paraqitur si “sihariq” nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Gjykatësi, Veli Kryeziu i ka ndërprerë masën e paraburgimit Muhamed Shabanit i dyshuar për 800 mijë franga, me arsyetimin se kanë pushuar arsyet ligjore.

Mobi Casa

Kryeprokurori Arben Kadriu i kontaktuar nga rajonipress tha se masa e paraburgimit e caktuar më 29 dhjetor 2022 nga Veli Kryeziu i është ndërprerë të njëjtit më 06.01.2023 me dorëzani prej 25 mijë eurove.

“Prokuroria sot ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit kundër këtij vendimi të pakënaqur”tha Kadriu.

Ndryshe, Prokuroria e Gjilanit në kërkesën për caktimin e paraburgimit thuhej se Muhamed Shabani nga fshati Miratovc i Preshevës cili dyshohet se më 29 nëntor 2021 në kohë të pa përcaktuar në Gjilan me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, duke e përdorur metodën e mashtrimit ka sjellë në lajthim personin tjetër edhe atë tani të dëmtuarin Ekrem dhe Zejnepe Maliqi, ashtu që në bazë të kontratës së datës 29.11.2021, të dëmtuarit kanë blerë tetë parcela me shtëpi banimi në kompleksin “Planet Rezidencë”, në fshatin Kmetovc i Gjilanit, në shumë prej 800 mijë frangave zvicerane, e që në realitet kanë blerë shtatë parcela me shtëpi banimi, prej të cilave gjatë prej tyre kanë qenë të shitura më herët personave” N.Kastrati, F.Zuka, T.Hyseni, M.Agushi, M.Esati dhe F.Salihu, të cilët janë duke jetuar në ato shtëpi, kështu që i pandehuri me veprimet e tij, u shkakton dëm material të dëmtuarve duke krijuar dobi pasurore për vete në vlerën e lartshënuar thuhet në kërkesën e Prokurorisë dërguar Gjykatësit të procedurës paraprake./rajonipress/