RCCOLA

Drejtësia e shantazhuar favorizon korrupsionin shtetëror

/ 8 minuta lexim

Njohësit e fushës së drejtësisë dhe analistët politikë konsiderojnë se bazuar në vendnumërimin e funksionimit të shtetit ligjor në Kosovë, modeli i kriminelit është bërë modeli që i shpëton gjithnjë drejtësisë, që sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk arrin ta burgosë dhe ta dënojë, sepse pas tij qëndron gjithnjë pushteti i tri pushteteve bashkë.

“Gjyqtarët dhe prokurorët nuk ‘blihen’, ata emërohen në mënyrë të pandershme dhe joligjore e pastaj lehtë shantazhohen. Emërimi i tyre u qëndron mbi kokë si shpatë, e cila mund t’u bjerë në kokë në çdo moment. Tani, edhe ngritën disa aktakuza “të lodhëta” jo për të reflektuar punë, por për të përfituar kinse mbështetje ndërkombëtare. Nuk ka aktakuza cilësore dhe reale kundër keqbërësve sistematikë, kundër zhvatësve dydekadorë, kundër ” miqve” të bizneseve…kundër mafisë ndërtimore, kundër bartësve të ekonomisë joformale, kundër mospaguesve tatimorë dhe kundër të gjithë atyre që qasjen ndaj shpenzimeve buxhetore nuk e kanë të njëjtë me qasjen ndaj pasurisë private”, thotë ish-kreu i AKK-së, Hasan Preteni për “Kosova Sot”

Njohësit e fushës së drejtësisë dhe analistët politikë konsiderojnë se bazuar në vendnumërimin e funksionimit të shtetit ligjor në Kosovë, modeli i kriminelit është bërë modeli që i shpëton gjithnjë drejtësisë, që sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk arrin ta burgosë dhe ta dënojë, sepse pas tij qëndron gjithnjë pushteti i tri pushteteve bashkë.

Prandaj, sipas njohësve të kësaj fushe, kjo është arsyeja se pse pikërisht lëndët korruptive të korrupsionit janë lëndët që më së shumti parashkruhen nga gjykatat, duke amnistuar kështu politikanët e tejkorruptuar e mafiozë. Prandaj, edhe nuk është aspak befasi, as e habitshme se si u parashkruan mbi 20 mijë lëndë të profileve tëndryshme dhe që nuk kanë arritur asnjëherë të zgjidhen me drejtësi. Dhe kështu, duke qenë ky sistem i kapur, analistët theksojnë se sistemi i drejtësisë nuk ka arritur t’i gjykojë ato raste, pasi edhe hallkat e tjera kanë dështuar në kapjen e kryerësve të këtyre veprave të rënda penale.

PRETENI: NUK KA AKTAKUZA KUNDËR ZHVATËSVE DYDEKADORË, KUNDËR ” MIQVE” TË BIZNESEVE, KUNDËR MAFISË NDËRTIMORE, KUNDËR BARTËSVE TË EKONOMISË JOFORMALE…

Sipas Hasan Pretenit, nga përvoja e tij në krye të AKK-së për dy mandate në ballafaqim me dukuritë negative, krimi dhe korrupsioni nuk luftohen, pasi gjyqtarët dhe prokurorët emërohen nga politika, nga të dyshuarit për zhytje në krim e korrupsion. “Gjyqtarët dhe prokurorët nuk ‘blihen’, ata emërohen në mënyrë të pandershme dhe joligjore, e pastaj lehtë shantazhohen. Emërimi i tyre u qëndron mbi kokë si shpatë, e cila mund t’u bjerë në kokë në çdo moment. Tani, edhe po ngritën disa aktakuza ” të lodhëta” jo për të reflektuar punë, por për të përfituar kinse mbështetje ndërkombëtare”, u shpreh ai për “Kosova Sot”. “Nuk ka aktakuza cilësore dhe reale kundër keqbërësve sistematikë, kundër zhvatësve dydekadorë, kundër ” miqve” të bizneseve…kundër mafisë ndërtimore, kundër bartësve të ekonomisë joformale, kundër mospaguesve tatimorë dhe kundër të gjithë atyre që qasjen ndaj shpenzimeve buxhetore nuk e kanë të njëjtë me qasjen ndaj pasurisë private”, tha Hasan Preteni për “Kosova Sot”.

MIFTARI: PJESËTARËT E KRIMIT TË ORGANIZUAR JANË TË LIDHUR NGUSHTË ME PUSHTETIN DHE POLITIKANËT E KORRUPTUAR

Eco Higjiena

Njohësi i fushës së sigurisë Naim Miftari pohon se pjesëtarët e krimit të organizuar, që në fakt janë të lidhur ngushtë me pushtetin dhe politikanët e korruptuar, e dinë shumë mirë se sa janë duke vjedhur për shefat dhe ndajnë prenë me shefat, prandaj nuk mund t’i dënojë askush as ligji, as gjykatat, pasi edhe prokuroria, gjyqësia dhe hetuesia kontrollohen nga mafia politike. “Grumbullimi dhe mosshqyrtimi i mbi 320.000 lëndëve, që ishin gjysmë milioni lëndë, dhe mos trajtimi asnjëherë i mbi 20.000 mijë lëndëve të profileve të ndryshme nuk janë rastësi, por qartë janë udhërrëfyes se mafia politike i sundon të gjitha nivelet e Qeverisë, nga i larti deri në nivelin e ulët lokal”, u shpreh ai. “Dhe, derisa mbretëron një kaos i tillë në drejtësi dhe sundim të ligjit askush të mos presë se kriminelët do ta arrestojnë dhe dënojnë vetveten, sistemi i drejtësisë duhet të shërohet nga virusi politik dhe i korrupsionit ndryshe nuk do të ketë kurrë sundim të ligjit. Problemi shtohet edhe më shumë derisa krimi i organizuar politik ka arritur t’i korruptojë individët dhe zyrtarët e korit diplomatik ndërkombëtar që veprojnë në Kosovë”, theksoi Miftari. “Mafia politike e Kosovës e ka siguruar shpinën mirë edhe nga ndërkombëtarët, pasi pos qeverisë që e kanë në dorë si lodër, po ashtu ka edhe diplomatë të huaj të korruptuar, që kanë filluar dhe po e luajnë lojën e krimit të organizuar, pasi pikërisht janë shumë ambasada të huaja që nuk flasin dhe i mbështesin pikërisht këta politikanë të korruptuar dhe kanë sjellë një gjendje ku edhe nuk mund të jesh politikan apo zyrtar i madh, nëse nuk je i korruptuar dhe nuk je vartës dhe servil apo kukull e shefave të shefave”, vlerësoi ai. “Derisa vazhdon një “politikëbërje “e tillë e stilit të mafisë moderne nuk do të ketë kurrë rend dhe sundim të ligjit në Kosovë. E, për ta shëruar këtë është vetëm terapia me një Vetting gjithëpërfshirës kundër të gjithë zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot”.

Lëndët e korrupsionit po parashkruhen

Sipas analistit Florim Zeqa, krimineli është bërë model që i shpëton drejtë- sisë, ngase sistemi i drejtësisë nuk arrin ta burgosë, sepse pas tij qëndron pushteti i tri pushteteve, përkatësisht i dy niveleve të qeverisjes së bashku. “Si pasojë e kësaj situate, lëndët e korrupsionit të lartë dhe ato kriminale vetëm përshkruhen nga ana e gjykatave, duke amnistuar kështu kriminelët e profilit të lartë. Këtu nuk është fjala për disa lëndë të supozuara, por për hiç më pak se 20kriminale, Policia e shtetit nuk e ka guximin as t’u afrohet ‘peshqve të mëdhenj’, pasi për arrestimin e tyre as që bëhet fjalë. Ngase, po ndodhi arrestimi i rastësishëm i tyre nga ndonjë ruajtës i rendit (polic), ky i fundit rrezikon humbjen e vendit të punës, siç kishte ndodhur kohë më parë me një polic në kryeqytet”, tha Zeqa për “Kosova Sot”.

“Për faktin se sistemi i drejtësisë nuk ka arritur t’i gjykojë lëndët e veprave të rënda korruptive e kriminale, kanë dështuar edhe hallkat e tjera për kapjen e kryerësve të veprave të rënda kriminale”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot”

Neglizhencë skandaloze e drejtësisë

Analisti dhe publicisti Naim Kelmendi pohon se vetë fakti i parashkrimit të 20 mijë lëndëve të profileve të ndryshme, sigurisht me përmbajtje të veprave penale e potencialisht të krimeve të tjera, duke mos arritur që asnjëherë të gjykohen apo të zgjidhen nga drejtësia, tregon për dështimin edrejtësisë kosovare dhe gjendjen e kësaj drejtësie në të cilën është katandisur, në degradimin e saj. “Fatkeqësisht, lëndët e korrupsionit janë lëndët që më së shumti parashkruhen nga gjykatat,duke shpëtuar kështu edhe politikanët e korruptuar mafiozë, dhe kjo tregon anën tjetër të medaljes, atë të gjendjes mospërfillëse të drejtësisë kosovare në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit”, vijoi më tutje ai. “Kjo neglizhencë e drejtësisë në Kosovë nënkupton faktin që kurdoherë bartësit e këtyre veprave të korrupsionit arrijnë që të mos dalin para drejtësisë dhe as të gjykohen e të dënohen nga ligji dhe drejtësia”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)