Drejtësia e paaftë na solli “bakshish” Specialen

Drejtësia jofunksionale dhe e degraduar, e dobët dhe me ndikime nga politika e inkriminuar, përveç shumë dëmeve të tjera që i solli Kosovës tash e shumë vite me radhë, ia solli si ‘bakshish’ edhe Gjykatën Speciale. Kështu të paktën kanë vlerësuar njohësit e kësaj fushe, por edhe opozitarët e vendit, të cilët kanë thënë se një drejtësi efikase dhe e pandikuar nga politika do ta bënte një shtet të fortë ligjor dhe nuk do të kishte nevojë as për gjykata ndërkombëtare, të cilat erdhën si rezultat i dështimit të drejtësisë sonë të rrënuar.
Kelmendi: Pa pastrimin e drejtësisë nuk do të krijojmë shtet të fortë ligjor.
“Pikërisht mosllogaridhënia dhe mosndëshkueshmëria, por edhe faktorë të tjerë të kësaj natyre, kanë ndikuar që të stagnojë puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe bartësve të tjerë të institucioneve të drejtësisë, e mbase për rrjedhojë e kanë sjellë edhe Gjykatën Speciale”, ka spikatur për gazetën “Kosova Sot” analisti Naim Kelmendi,raporton Gazeta Kosova Sot
Drejtësia jofunksionale dhe e degraduar, e dobët dhe me ndikime nga politika e inkriminuar, përveç shumë dëmeve të tjera që i solli Kosovës tash e shumë vite me radhë, ia solli si ‘bakshish’ edhe Gjykatën Speciale. Kështu të paktën kanë vlerësuar njohësit e kësaj fushe, por edhe opozitarët e vendit, të cilët kanë thënë se një drejtësi efikase dhe e pandikuar nga politika do ta bënte një shtet të fortë ligjor dhe nuk do të kishte nevojë as për gjykata ndërkombëtare, të cilat erdhën si rezultat i dështimit të drejtësisë sonë të rrënuar. Ndaj është shtuar edhe çështja se a është tani momenti i fundit që të fillohet me reformimin e thellë të drejtë- sisë përmes edhe një ‘Vettingu’, për të pastruar kësisoj Prokurorinë dhe Gjyqësorin nga të këqijat që e kanë kapluar dhe kësisoj më pastaj të ndërtohet një sistem i shëndoshë i drejtë- sisë së re dhe nga e para, që ka në themel vetëm respektimin e ligjit, duke i trajtuar të gjithë njësoj dhe të barabartë para ligjit, qofshin ata pushtetarë apo qytetarë të rëndomtë!
Analisti Florim Zeqa, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se dështimi i drejtësisë dhe kapitullimi i politikës kosovare për një shtet funksional Kosovës për ‘bakshish’ i sollën Gjykatën Speciale, derisa, sipas tij, edhe ndikimi i politikës së inkriminuar në sistemin e drejtësisë ndikuan negativisht në degradimin e procesit të shtetndërtimit. “Por, një drejtësi efikase dhe e pandikuar nga politika do të bënte që Kosova të jetë një shtet i fortë dhe ligjor, për çka nuk do të kishte nevojë për gjykata ndërkombëtare, të cilat erdhën si rezultat i dështimit të drejtë- sisë kosovare. Andaj, konsideroj se është momenti i fundit që të fillohet me reformimin e thellë të drejtësisë, përmes edhe të një ‘Vettingu’, për t’i pastruar kësisoj prokuroritë e gjykatat. Po kështu kjo është më se e domosdoshme edhe për ndërtimin e një sistemi të shëndoshë të drejtësisë që e ka për bazë respektimin e ligjit, që i trajton në mënyrë të barabartë të gjithë qytetaret, qofshin ata pushtetarë apo qytetarë të rëndomtë, në mënyrë që askush të mos u shpëtojë ligjeve dhe drejtësisë vendore”, është shprehur analisti Florim Zeqa.
Ligji i Dekriminalizimit dhe Ligji i ‘Vettingut’ janë të domosdoshëm Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, thotë se, ashtu siç ka deklaruar edhe më herët, pa nxjerrjen e dy ligjeve, të cilat janë të domosdoshme, nuk mund të ndërtohet shteti ligjor.”Ligji i parë do të ishte ai i dekriminalizimit, për të pastruar figurat politike, të cilat janë nëpër subjekte politike, por edhe jashtë tyre, dhe që më pastaj nëpërmes subjekteve politike futen misione të ndryshme nëpër ministri, borde e kështu me radhë, andaj, siç tha, duhet fillimisht të bëhet spastrimi i figurave politike, në mënyrë që të shkohet tutje. Por në të njëjtën kohë të nxjerrim edhe një ligj tjetër, atë të ‘Vettingut’, për spastrimin e figurave në polici, duke filluar nga drejtori gjeneral që për mendimin tim e ka një të kaluar shumë të errët, pastaj në prokurori e dhe në gjykatat e të gjitha niveleve, deri në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që me të vërtetë njerëzit që e kanë të kaluarën e errët të mos qëndrojnë më në sistem”, është shprehur Kelmendi.
Sipas tij, pa pastrimin e tyre nuk është e mundur që ne me të vërtetë të krijojmë një shtet ligjor, të kemi një polici funksionale, të kemi një prokurori të aftë që mbështetet në ligj, si dhe një gjykatë, e cila do t’i ndëshkojë njerëzit, të cilët vërtet kanë kryer veprimtari kriminale, korrupsion, por edhe vepra të tjera shumë të rrezikshme, që e kanë shkatërruar vendin në tërësi për këto 17 vite.
Kelmendi ka shtuar se pikërisht në mungesë të një spastrimi të tillë për pasojë ka ardhur edhe Gjykata Speciale, pasi në Kosovë është ndërtuar një gjyqësor dhe prokurori që i kanë shërbyer politikës dhe interesave ekonomike, sikurse është rasti më i freskët i Arbitrazhit, derisa, sipas tij, askush nuk mund ta bindë askënd se nuk është dikush nga ana e politikës që qëndron prapa asaj marrëveshje të asaj kohe.”Pra, kemi thjesht veprimtari të tillë kriminale në të kaluarën dhe atë që nga koha kur z. Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarë- sisë dhe deri më sot vetëm krim e korrupsion kemi nga ata njerëz”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” profesori universitar, Muhamet Kelmendi./kosova sot/