Mobi Casa

Drejtësia e ndikuar dorëzohet para “peshqve të mëdhenj”

/ 7 minuta lexim
RCCOLA

Derisa në këtë sistem drejtësie kemi gjyqtarë e prokurorë të inkriminuar e të ndikuar nga oligarkia politike dhe mafia, nuk mund të pritet që të nxirren para drejtësisë të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj”apo kryesit e veprave të rënda të krimit ekonomik e korrupsionit, edhe atëherë kur kryesit e këtyre veprave të krimit ekonomik kanë dëmtuar shtetin dhe pasurinë e shtetit. Kështu të paktën kanë vlerë- suar analistët dhe njohësit e kësaj fushe, derisa, sipas tyre, zvarritësi kryesor i rrugës së integrimeve evropiane, si dhe shumë proceseve të tjera të rëndësishme për vendin është pikërisht sistemi i drejtësisë, ngase ky i fundit është shtyllë e një shteti demokratik.

SISTEMI I KAPUR NUK MUND TË KETË REZULTATE

“Derisa në këtë sistem drejtësie kemi gjyqtarë e prokurorë të inkriminuar e të ndikuar nga oligarkia politike dhe mafia, nuk mund të pritet që të nxirren para drejtësisë të ashtuquajturit ‘peshqit e mëdhenj’ apo kryesit e veprave të rënda të krimit ekonomik e korrupsionit, edhe atëherë kur kryesit e këtyre veprave të krimit ekonomik kanë dëmtuar shtetin dhe pasurinë e shtetit”, u shpreh analisti Naim Kelmendi

Pa depolitizim dhe pastrim, nuk ka efikasitet në gjykata dhe prokurori

Derisa në këtë sistem drejtësie kemi gjyqtarë e prokurorë të inkriminuar e të ndikuar nga oligarkia politike dhe mafia, nuk mund të pritet që të nxirren para drejtësisë të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj”apo kryesit e veprave të rënda të krimit ekonomik e korrupsionit, edhe atëherë kur kryesit e këtyre veprave të krimit ekonomik kanë dëmtuar shtetin dhe pasurinë e shtetit. Kështu të paktën kanë vlerë- suar analistët dhe njohësit e kësaj fushe, derisa, sipas tyre, zvarritësi kryesor i rrugës së integrimeve evropiane, si dhe shumë proceseve të tjera të rëndësishme për vendin është pikërisht sistemi i drejtësisë, ngase ky i fundit është shtyllë e një shteti demokratik.

Ndaj, është shtruar edhe çështja se kur do të sanohet kjo gjendje në drejtësinë kosovare me gjithë këto mangësi dhe dukuri negative, si mos ndëshkimi i personave të lartcekur, pastaj zvarritja nga ana e gjykatës e lëndëve të bizneseve, duke i dëmtuar rëndë ato në investimet e tyre, e shumë dukuri të tjera negative.

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se mbase shumë procese të tjera dhe sidomos zhvillimi ekonomik janë të ndërlidhura me sistemin e drejtësisë, dhe thuajse ky sistem i ‘kalbur’ i drejtësisë së inkriminuar është dhe një nga faktorët zvarritës të integrimeve evropiane të vendit. “Mund të konstatohet se pikërisht ky sistem drejtësie i kapur dhe i kontrolluar nga oligarkia politike është dhe mbetet pengesë për zhvillimin ekonomik të vendit, ngase ky sistem i drejtësisë nuk përkon as për së afërmi me standardet evropiane të të qenit shtet i së drejtës, aty ku sundon e drejta dhe ligji, derisa shteti ligjor duhet të funksionojë për të gjithë dhe t’i nxjerrë para drejtësisë edhe pushtetarët e inkriminuar dhe për vepra korruptive t’i dërgojë prapa grilave”, ka vijuar më tej ai.

Uji Dea

“Vetting”-u, i domosdoshëm

Kelmendi ka veçuar se me prokurorë e gjyqtarë të pastër në funksion të detyrave që ua përcakton ligji dhe e drejta, nuk do të mund të kishte ndikim pushteti dhe politika, kështu që as nuk mund të shantazhoheshin nga politika dhe mafio- oligarkët e krimit, prandaj, sipas tij, një “Vetting” sikur ka ngjarë në Shqipëri është i domosdoshëm edhe në sistemin kosovar të drejtë- sisë, në mënyrë që të fuqizohet shteti juridik dhe rendi e ligji, dhe që brenda këtij sistemi të zënë vend, siç tha, gjyqtarë e prokurorë me biografi të pastër, me etikë profesionale etj., që të kemi pastaj një sistem drejtësie kredibil e të besueshëm. “Derisa në këtë sistem drejtësie kemi gjyqtarë e prokurorë të inkriminuar e të ndikuar nga oligarkia politike dhe mafia, nuk mund të pritet që të nxirren para drejtësisë të ashtuquajturit ‘peshqit e mëdhenj’ apo kryesit e veprave të rënda të krimit ekonomik e korrupsionit, edhe atëherë kur kryesit e këtyre veprave të krimit ekonomik kanë dëmtuar shtetin dhe pasurinë e shtetit”, u shpreh analisti Naim Kelmendi.

Zvarritja e proceseve

Profesori universitar Nexhmedin Spahiu thotë se zvarritësi kryesor i rrugës së integrimeve evropiane, si dhe shumë proceseve të tjera të rëndësishme për vendin është pikërisht sistemi i drejtësisë, ngase ky i fundit është shtyllë e një shteti demokratik, prandaj, siç tha, mosfunksionimi i tij natyrisht që bllokon çdo proces inkuadrimin në komunitetin e shteteve demokratike. “Ndërkaq, sa i përket zvarritjes së lëndëve të bizneseve nga ana e gjykatave, duke i dëmtuar rëndë ato në investimet e tyre, mendoj se kjo është pasojë e një mosfunksionimi të një sistemi të tërë, pra gjykatësve të pandërgjegjshëm, atyre frikacakë dhe një sistemi, i cili d.m.th. nuk është ngritur akoma në këmbë”, ka vijuar më tej ai.

Ndërsa, sa i përket asaj se kur do të marrë guxim drejtësia kosovare që të ndëshkojë të ashtuquajturit ” peshqit e mëdhenj” të korrupsionit dhe krimit ekonomik e të organizuar, Spahiu ka thënë se kjo do të ndodhë në momentin që do të ketë vullnet politik. “Por, edhe që në krye të shtetit do të ketë një president, një kryeministër dhe një parlament të përgjegjshëm e të besuar për ta ngritur një sistem të drejtësisë ashtu si duhet”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu.

Profesori universitar Nexhmedin Spahiu thotë se zvarritësi kryesor i rrugës së integrimeve evropiane, si dhe shumë proceseve të tjera të rëndësishme për vendin është pikërisht sistemi i drejtësisë, ngase ky i fundit është shtyllë e një shteti demokratik, prandaj, siç tha, mosfunksionimi i tij natyrisht që bllokon çdo proces inkuadrimin në komunitetin e shteteve demokratike. “Ndërkaq, sa i përket zvarritjes së lëndëve të bizneseve nga ana e gjykatave, duke i dëmtuar rëndë ato në investimet e tyre, mendoj se kjo është pasojë e një mosfunksionimi të një sistemi të tërë, pra gjykatësve të pandërgjegjshëm, atyre frikacakë dhe një sistemi, i cili d.m.th. nuk është ngritur akoma në këmbë”, ka vijuar më tej ai.

Ndërsa, sa i përket asaj se kur do të marrë guxim drejtësia kosovare që të ndëshkojë të ashtuquajturit ” peshqit e mëdhenj” të korrupsionit dhe krimit ekonomik e të organizuar, Spahiu ka thënë se kjo do të ndodhë në momentin që do të ketë vullnet politik. “Por, edhe që në krye të shtetit do të ketë një president, një kryeministër dhe një parlament të për