Mobi Casa

Drejtësia e korruptuar mbron fajtorët, godet të pafajshmit

/ 9 minuta lexim
RCCOLA

Ekspertët e fushës së të drejtës dhe analistët politikë vlerësojnë se fusha e sundimit të ligjit në shtetin e Kosovës po vazhdon të jetë shtylla kryesore që është e zhytur në krizë të thellë, tërësisht e inkriminuar dhe plotësisht në duart e mafio-oligarkëve, nëntokës kriminale dhe pushtetarëve të niveleve të larta, ndërsa pa reformimin e saj, pastrimin, për qytetarët nuk do të ketë drejtësi dhe barazi para ligjit.

“Sistemi gjyqësor dhe prokurorial janë të stërmbushur me elementë të korruptuar dhe të inkriminuar, të cilët mbajnë pozita të rëndësishme. Kjo bëhet me qëllim të mbrojtjes së të fortëve të politikës për të ndëshkuar të pafajshmit dhe qytetarët e zakonshëm”, vlerësoi Florim Zeqa për “Kosova Sot”

E kspertët e fushës së të drejtës dhe analistët politikë vlerësojnë se fusha e sundimit të ligjit në shtetin e Kosovës po vazhdon të jetë shtylla kryesore që është e zhytur në krizë të thellë, tërësisht e inkriminuar dhe plotësisht në duart e mafio-oligarkëve, nëntokës kriminale dhe pushtetarëve të niveleve të larta, ndërsa pa reformimin e saj, pastrimin, për qytetarët nuk do të ketë drejtësi dhe barazi para ligjit.

Tanimë dihet që këtij sistemi gjyqësor vendor nuk i beson askush më, sepse ka dhënë prova të mjaftueshme që në vend se të ndajë drejtësinë dhe të zbatojë ligjin, është vënë në shërbim të klaneve të inkriminuara, u bindet urdhrave të mafio-oligarkëve dhe nuk e mbron të drejtën e qytetarëve, derisa gjykatat dhe prokuroritë e shpërdorojnë pozitën që kanë e askush nuk merr masa ndaj tyre Kjo është një arsye pse sipas njohësve të fushës Kuvendi duhet urgjentisht të kërkojë dekriminalizimin dhe VETTING-un në sistemin e drejtësisë, pasi që sistemi gjyqësor dhe prokuroria janë mbushur me elementë të inkriminuar, që kanë edhe pozita të rëndësishme. Sipas analistëve, në këtë sistem po lejohet që me këtë garniturë gjyqtarësh e prokurorësh të pësojnë gjithnjë të pafajshmit dhe qytetarët e zakonshëm, kurse ata të fortët, që kanë mbështetje politike dhe miliona në llogaritë bankare, gjithnjë do të amnistohen. Tani është koha e fundit për të iniciuar reformat e vërteta nga Kuvendi, që të këndellet kjo drejtësi e degraduar.

Ligjin e bëjnë mafo-politikanët

Analisti politik Reshat Badallaj pohon se është fakt i pamohueshëm që sundimi i ligjit në Kosovë është në krizë të thellë, sepse në sistemin gjyqësor është e përzier politika dhe se ligjin në vendin tonë e kanë në dorë mafio-oligarkët dhe bandat e nëntokës kriminale.”Në këtë rrjetë të organizuar kriminale qëndrojnë pushtetarët që nga majat e shtetit, për të cilën janë bërë të ditur nga populli, sepse është parë se janë pasuruar me hajni jashtëligjshëm, me vjedhje që u bënë të kamur brenda natës, pra, u bënë super milionerë, duke i njohur populli që ishin leckamanë dhe nuk i trazoi njeri, nuk i trazoi askush, që jep të kuptojmë se këta puthadorë, sahanlëpirës të sistemit të kalbur gjyqësor, janë vegla të mafio-oligarkëve dhe në ndikimin e bandave mafioze të kanaleve të nëntokës të këtij krimi të organizuar kundërshtetëror”, u shpreh ai. “Dhe, nuk e kupton dot njeri se përse këta matrapazë të drejtësisë i thënçin kanë dhënë betimin për të mbrojtur Kushtetutën e vendit dhe interesat e qytetarëve. Në fakt, kjo është e ditur se nuk kanë gjë në dorë, këtë e kontrollon politika dhe nuk guxojnë të bëjnë as gek e as mek, sepse janë vegla të bandave politike dhe atyre të majave të shtetit dhe ndoshta keni vënë re se këtij sistemi të kalbur gjyqësor as një njeri normal nuk i beson”, tha Badallaj për “Kosova Sot”. Ai pohon se klanet banditeske në Kosovë e kanë bërë zap sistemin gjyqësor dhe mbi këtë dikaster të turpshëm e kanë lëshuar rrjetin tamam si të merimangës dhe nuk guxon kush të veprojë jashtë urdhrave të kësaj bande politike. Badallaj shpreson në pastrimin e tyre përmes VETTING-ut. “Për të futur në binarë të sigurt sistemin gjyqësor, domosdo duhet në Kosovë VETTINGu, që të qesë fare këtë sistem të kalbur që na ka qitur hijen e zezë në botën e qytetëruar. Duhet trazuar si zgjua bletësh dhe pastaj do shihni se çka ka për të mbetur në Kosheren e saj”, potencoi më tutje ai.

Qytetarët të shkelur

Uji Dea

“Këto fenomene negative, fatkeqësisht pothuajse të njohura dhe të sprovuara nga një numër i konsiderueshëm qytetarësh të Republikës, janë evidente dhe të pranishme në praktikat dhe procedurat e caktuara në institucionet gjyqësore dhe më gjerë te ne”, tha Mazllum Baraliu për “Kosova Sot”

Prof. i së drejtës, Mazllum Baraliu, thotë së është shumë evidente dhe e vërtetë që ashtu sikurse edhe në segmentet relevante institucionale të shtetit, edhe ato të drejtësisë, në përmasë të konsiderueshme janë të korruptuara, të ndikuara dhe të uzurpuara nga rrjetet “incognito” dhe grupet formale e joformale – të strukturuara që me veprimtari aktive “subverzojnë”, veprojnë në mënyrë pothuajse permanente, në dëm të shtetit, qytetarit dhe shoqërisë në përgjithësi. “Nuk janë vetëm raste dhe as perceptime të lira individësh, por fakte notore dhe rrëfime të dhimbshme, të qytetarëve përkitazi me shembujt e ndërlidhjeve reciproke në mes të bartësve të caktuar të kompetencave dhe përgjegjësive në suaza të drejtë- sisë dhe avokatëve të caktuar, të cilët me “allishverishet kollaborative” të interesit reverzibil gjithsesi në gamë dhe masë të konsiderueshme dëmtojnë dhe cenojnë të drejtat dhe interesat e qytetarëve në procedurat e caktuara gjyqësore dhe administrative”, theksoi ai.”Ndaj me të drejtë tashmë që një periudhë relativisht të gjatë kohore është ngritur dhe qartë e çiltër është artikuluar, një kërkesë pothuajse unanime, kolektive dhe gjithë shoqërore, për një reformë të domosdoshme dhe gjithëpërfshirëse – vetingu, madje jo vetëm në organet dhe për organet gjyqësore dhe ato të drejtësisë, por edhe për të gjitha institucionet shtetërore relevante dhe bartësit e funksioneve publike të shtetit dhe të shoqërisë sonë”, tha prof. Baraliu për “Kosova Sot”.

Profesionalizmi në nivele alarmante

Ish-kreu i AKK-së, Hasan Preteni, një defekt të mosfunksionimit të drejtësisë e sheh edhe te mungesa e madhe e profesionalizimit të të gjitha shtyllat e segmenteve të sundimit të ligjit.”Njëra prej arsyeve të mospunës së gjyqësorit është edhe padituria e tyre, nuk mësojnë, nuk avancohen, nuk e njohin legjislacionin në fuqi. Jam i sigurt se nuk mund të gjeni asnjë prokuror që e njeh Ligjin e Prokurimit, kallëzimet i përcjellin për hetim te policia e ata kinse e kryejnë hetimin, prokurorët edhe pse janë organi kryesor i ndjekjes-hetimit, ata nuk e ndërmarrin asnjë veprim, bazohen tek policia e ajo pastaj veprojnë sipas tekut të tyre. Tash së fundi kryegjyqtari në një debat pohoi se “80% të provave shkatërrohen nga policia”, tha Preteni për “Kosova Sot”.

“Është obligim dhe nder i të zgjedhurve të popullit me ndërgjegje të pastër që të iniciojnë në Kuvend reformat në sistemin e drejtësisë përmes një procesi të VETTING-ut, nën udhëheqjen e FBI-së, për të hequr qafe njëherë e mirë prokurorët dhe gjykatësit e inkriminuar dhe hapjen e rrugës të rinjve për t’u bërë gjyqtarë e prokurorë të aftë e të guximshëm, në shërbim të vendit e qytetarëve”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot”

Ndërsa sipas analistit politik Florim Zeqa aq keq është degraduar sistemi i drejtësisë saqë më nuk i beson askush në Kosovë, shkaku i inkriminimit të thellë dhe rënies në duart e mafio-oligarkëve, nëntokës kriminale dhe pushtetarëve të niveleve të larta.”Prokurorët dhe gjykatësit në vend që të ndajë drejtësinë dhe të zbatojë ligjin, janë vënë në shërbim të klaneve të inkriminuara, u binden urdhrave të mafio-oligarkëve dhe nuk e mbrojnë të drejtën e qytetarëve. Edhe pse e shpërdorojnë pozitat tyre, ndaj gjykatësve dhe prokurorëve nuk ka kush të marrë masa ndaj tyre shkaku i kapjes së çdo segmenti shtetëror nga mafio-politikanët e nivelit të lartë. Ngase sistemi gjyqësor dhe prokurorial është i stërmbushur me elementë të korruptuar dhe inkriminuar, të cilët mbajnë pozita të rëndësishme. Kjo bëhet me qëllim të mbrojtjes së të fortëve të politikës për të ndëshkuar të pafajshmit dhe qytetarët e zakonshëm”, vlerësoi ai për “Kosova SOT”. Sipas Zeqës, procesi i dekriminalizimit përmes VETTING-u është nevojë urgjente.”Mirë do të ishte që iniciativën për një gjë të tillë ta marrë Kuvendi, mirëpo bazuar në përfshirjen e një pjese të madhe të deputetëve në aferat korruptive dhe kriminale, ka pak gjasa të realizohet diçka konkrete në atë drejtim”, ka potencuar analisti Florim Zeqa.

(Kosova Sot)