UBT

Drejtësia e korruptuar ia dha të mbrapshtën vendit

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vazhdimi i funksionimit krejtë- sisht anemik, me hezitim të zbatimit të ligjit dhe mosluftimin e krimit është shkatërrues për Kosovën. Sistemi aktual i drejtësisë në Kosovë për njohësit e fushës së sundimit të ligjit, analistët politikë dhe përfaqësuesit e opozitës ia ka dhënë të mbrapshtën këtij vendi dhe për më keq vazhdon t’ia japë. Kjo teposhte, sipas analistëve, vjen si pasojë e drejtësisë së korruptuar që flirton këmbë e krye me politikën dhe që nuk prek njerëzit si ata të aferave ‘Pronto’, të politikanëve që u bënë milionerë nga hiçi apo njerëzit që bënë privatizimin në mënyrë kriminale.

“Duhet që sa më parë të fillojë procesi i pastrimit të drejtësisë nga njerëzit partiakë në drejtësi. Duhet të bëhet pastrimi i të gjithë atyre, që nuk janë profesionalisht të përgatitur si duhet dhe sa duhet”, u shpreh për gazetën “Kosova Sot” njohësi i fushës së sundimit të ligjit Blerim Burjani ,raporton Gazeta Kosova Sot

Vazhdimi i funksionimit krejtë- sisht anemik, me hezitim të zbatimit të ligjit dhe mosluftimin e krimit është shkatërrues për Kosovën. Sistemi aktual i drejtësisë në Kosovë për njohësit e fushës së sundimit të ligjit, analistët politikë dhe përfaqësuesit e opozitës ia ka dhënë të mbrapshtën këtij vendi dhe për më keq vazhdon t’ia japë. Kjo teposhte, sipas analistëve, vjen si pasojë e drejtësisë së korruptuar që flirton këmbë e krye me politikën dhe që nuk prek njerëzit si ata të aferave ‘Pronto’, të politikanëve që u bënë milionerë nga hiçi apo njerëzit që bënë privatizimin në mënyrë kriminale.

ARKATANA

Madje, pasojat e kësaj gjendjeje, analistëve, do të mbeten afatgjata dhe pa premisa të përmirësimit, derisa të jetë kjo klasë politike në pushtet dhe derisa nuk ndodhë një reformim i thellë i këtij sistemi. “Pasojat do të mbeten për një kohë të gjatë nëse tash nuk merren masa dhe nuk konfiskohen të gjitha ato të mira materiale, që janë përfituar kundërligjshëm nga të dyja palët. Pasurimi, pa bazë ka qenë komponenti kryesor i këtyre njerëzve, duke shfrytëzuar situatën deri në konsolidim të shtetit, andaj duhet që sa më parë të fillojë procesi i pastrimit të drejtësisë edhe njerëzit partiakë në drejtësi, pastrimi i të gjithë atyre që nuk janë profesionalisht të përgatitur si duhet dhe sa duhet”, u shpreh për gazetën “Kosova Sot” njohësi i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani.

Ai thekson se urgjentisht duhet të ndalet praktika e lejimit të kontratave të dyfishta te gjyqtarët dhe prokurorët. “Pra, na duhet një drejtësi e pavarur, e pandikuar nga politika, profesionale dhe që ndërmerr urgjentisht reformat dykahore, kadrovike dhe ligjore”, u shpreh Burjani për “Kosova Sot”

Haziri: Drejtësia, dorë e zgjatur e politikës Edhe analisti politik, Arsim Haziri, thotë se tashmë kur flitet për sistemin e drejtësisë, automatikisht mendohet në ndikimin e saj nga elementi politik, që është bërë kancer i pashërueshëm i helmimit të këtij sistemi. “Sot për fat të keq kemi një perceptim se drejtësia ka nivel të lartë i an?shm?ris? i ndikuar nga politika prandaj e ka të mundshme të ketë kredibilitet nga qytetarët. Në një demokraci të mirëfilltë, politika dhe institucionet thellësisht duhet të jenë të ndara, dhe ku secila organizon objektivat për të cilën është e thirrur. Gjithçka në jetën institucionale është ndërlidhur dhe e bashkërenduar politikë-drejtësi, që ka konotacion negativ te qytetarët”, është shprehur Haziri. “Sistemi i drejtësisë, njëmend është dorë e zgjatur e politikës dhe duke qëndruar si e tillë ka shtrembëruar çdo mundësi që vendi të ketë sundim ligji për interesin qytetarë. Argumenti më i fortë është afera e përgjimeve “Pronto” që njëherësh dëshmon për një bashkëpunim të thellë ndërmjet politikës dhe njerëzve të sistemit të drejtësisë. Kot themi se mund të presim stabilitet të brendshëm për sa kohë kemi këtë drejtësi të varur nga politika. Kjo makineri e egër politike po vepron kundër interesave të qytetarëve”, është shprehur ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.