FITORJA

Drejtësia e kontaminuar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Krijimi i Gjykatës Speciale është dëshmi e dështimit total të sistemit të rendit dhe të ligjit në Kosovë, dhe merita për këtë kryekëput i takon majës së vendimmarrjes në sistemin e rendit dhe ligjit, të ndikuar drejtpërdrejt nga politika, ka vlerësuar Ombudspersoni, Sami Kurteshi.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ai ka theksuar se në Kosovë ekziston një ambient krejtësisht i komprometuar, ose thënë ndryshe i “kontaminuar”, i drejtësisë institucionale.

“Në Kosovë as nuk kanë mundur, as nuk janë duke u gjykuar, dhe në një të ardhme afatmesme nuk do të mund të gjykohen raste të krimeve të luftës, as të korrupsionit dhe as të krimit të organizuar. Sepse sistemit të rendit dhe ligjit në Kosovë i mungojnë guximi qytetar, përgatitja profesionale dhe dedikimi ligjor për të vepruar. Për këtë nuk ka kulturë ligjore, sepse nuk kemi dhe as kemi pasur shkollë ligjore, nuk ka as edukatë qytetare ligjore për këtë”, ka thënë Kurteshi.

ARKATANA

Pjesa më e madhe e përgjegjësisë, sipas tij, i takon kulturës së trashëguar nga sistemi jugosllav i drejtësisë, që ka qenë drejtësi politikisht seleksionuese, e njëanshme, joprofesionale dhe pa kulturë demokratike.

“Sot, shumica e udhëheqësve vendimmarrës të sistemit të rendit dhe ligjit në vend janë trashëgimi juridike dhe politike e ish-sistemit jugosllav. Njerëz të tillë nuk ndërtojnë sistem demokratik, profesional dhe të mirëfilltë të rendit dhe ligjit”, ka deklaruar Kurteshi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.