ARKATANA

Drejtësia e kapur do ta dështojë edhe rastin “Pronto”

/ 10 minuta lexim
FIDANISHTJA

Njohësit e fushës së drejtësisë vazhdojnë të shohin sundimin e ligjit në Kosovë si shtyllën kryesore të dështuar të shtetit, pasi që sipas tyre, për gati dy dekada të plota, janë bërë një politika, nëntoka kriminale dhe drejtësia në Kosovë, duke qëndruar mbi ligjin dhe Kushtetutën, duke shitur e duke blerë çdo gjë, përfshirë edhe rastet në prokurori apo gjykata. Çdo gjë siç ua ka qejfi e interesi i “nëntokës dhe mafio-oligarkëve”, por duke persekutuar pandalshëm qytetarët dhe duke e shkatërruan sundimin e ligjit, si dhe vetë shtetin ligjor të Kosovës deri në themel, në të gjitha sferat e segmentet e tij.

PRETENI:Te ne aktakuzat po ngrihen për të rritur numrin dhe për t’u raportuar shifra në Bruksel, por burgjet ende nuk e kanë ‘gostitur’ asnjë politikan të korruptuar!

“Institucionet e shtetit, drejtësia dhe sistemi në tërësi, nuk i mbrojnë interesat as të shtetit, as të shoqërisë dhe as të qytetarit, por i mbrojnë interesat e atyre, të cilët e kanë kapur dhe privatizuar si drejtësinë, shtetin dhe shoqërinë, pra e mbrojnë dhe i shërbejnë mafio-oligarkisë, prandaj edhe kur jemi të rasti PRONTO nuk është e pritshme që të ndodhë diçka spektakulare në ndëshkimin eventual të të akuzuarve'”, u shpreh analisti Skënder Kapiti për “Kosova Sot” 5

Njohësit e fushës së drejtësisë vazhdojnë të shohin sundimin e ligjit në Kosovë si shtyllën kryesore të dështuar të shtetit, pasi që sipas tyre, për gati dy dekada të plota, janë bërë një politika, nëntoka kriminale dhe drejtësia në Kosovë, duke qëndruar mbi ligjin dhe Kushtetutën, duke shitur e duke blerë çdo gjë, përfshirë edhe rastet në prokurori apo gjykata. Çdo gjë siç ua ka qejfi e interesi i “nëntokës dhe mafio-oligarkëve”, por duke persekutuar pandalshëm qytetarët dhe duke e shkatërruan sundimin e ligjit, si dhe vetë shtetin ligjor të Kosovës deri në themel, në të gjitha sferat e segmentet e tij.

Sipas tyre, kjo është arsyeja se pse prokurorët dhe gjyqtarët nuk dëshirojnë të merren me rastet e ndjeshme, ku mund të jenë të përfshirë politikanë të nivelit të lartë, mafio-oligarkë mafiozë, sepse është frika që ata nëse i prishin punët me pushtetin do ta pësojnë në karrierën e tyre, sepse janë edhe të shantazhuar nga nëntoka kriminale për postin që mbajnë. Nga kjo gjendje e mjerueshme në drejtësi, njohësit e kësaj fushe presin që edhe rasti i porsafilluar të gjykohet, rasti skandaloz i klanit ‘Pronto’ do të përfundojë me lirimin e protagonistëve për aferat skandaloze dhe shkeljet ligjore, pasi deri më tash po shihet që sistemi i drejtësisë në Kosovë, që nuk ka asnjë ngritje të performancës, por vetëm korrupsion, zvarritje dhe klane kriminale që dirigjojnë proceset. Madje edhe kjo garniturë e prokurorëve dhe gjyqtarëve konsiderohet e pafuqishme për t’u përballur me politikanët mafio-oligarkë, të korruptuar e sundues të klanit ‘Pronto’, që po e sundojnë dhe qëndrojnë edhe mbi ligjin e Kushtetutën!

Shteti i zhytur në nepotizëm

FIDANISHTJA

Njohësi i sistemit të drejtësisë, Blerim Burjani, thotë se kur jemi tek rasti PRONTO, ky është rasti me skandaloz në shtetin e Kosovës dhe ky rast dëshmon shtetin e kapur, pabarazinë kushtetuese të qytetarëve në Kosovë, por që nuk beson në gjykim të drejtë, sipas veprës që ngarkohet nga prokuroria.”Ky rast dhe shumë raste të përditshme kanë bërë që shteti të zhytet në nepotizëm, në sundim partiak, në zhvatjen e buxhetit të shtetit nga partitë. Është e qartë se ky proces gjyqësor do të nxjerrë në pah pabarazinë, shkeljen e akteve në fuqi, e mbi të gjitha aktakuza do të duhej të bëhej për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për shkak se pabarazia është me keqpërdorim të pozitës e jo të emërtohet si shkelje e barazisë kushtetuese. Pra, do të duhej të ishte e qartë aktakuza”, u shpreh ai.”Rasti PRONTO është një nga rastet që po e pengon Kosovën edhe drejt liberalizimit të vizave, ku janë 42 raste që do të duhej të kenë procese që prodhojnë aktgjykime efektive për të cilat BE-ja ka kërkuar të zbardhen, asnjëra deri më tash. Shteti i kapur funksionon, rritja e rrogave kot për njerëz në organe të drejtësisë, që është eklatante dhe skandaloze. Pra, politika iu ofron privilegje dhe paga për të bashkëjetuar dhe vepruar me ta. Këto gjëra nuk janë rastësi, janë të planifikuara për të zgjatur kapjen, por sikurse edhe lejimi i kontratave të dyfishta, ku prokurorë e gjyqtarë japin mësim në universitete dhe kolegje. Pra, nuk ka këtu asnjë rastësi, ndonëse të gjitha këto janë vetëm argumente për një shtet të kapur, të uzurpuar nga njerëz me prapavijë të qartë, të pasurimit pa bazë. Mbase do të vonohet, por një ditë duhet të jepet përgjegjësi e plotë për këtë kaotizëm dhe anarki kriminale”, tha Burjani për “Kosova Sot”.

Sipas tij, procesi rastit ‘Pronto’ dhe rasti ‘Stenta’ janë skandalet më të mëdha në shtetin e Kosovës dhe këto procese zvarriten pa fund për të nxjerrë aktgjykim përfundimtar. Ndëshkimi i munguar ligjor Politologu Arsim Haziri pohon se, përderisa krimi dhe politika bashkëjetojnë në mënyrë të pandarë dhe përbashkojnë gjithçka, e kotë është të pritet se sistemi i drejtësisë mund të konsolidohet në mënyrë që të jetë i leverdishëm për shoqërinë. “Pikërisht kjo qasje ka penguar shtet-ndërtimin, konsolidimin e përgjithshëm dhe përgjithësisht bërjen e Kosovës shtet serioz dhe të mundshëm për një jetë dinjitoze. Ky pushtet, që është pothuajse i njëjti, duhet njëherë e përgjithmonë të bjerë, një metodologji tjetër e të bërit politikë krijon mundësitë për premtime sociale të realizueshme. Çdo vonim ose hezitim nënkupton një vazhdimësi të kësaj logjike”, u shpreh ai.”Aq thellë janë instaluar rrënjët e krimit në sistem dhe në politikë sa edhe një qeverisje kredibile do ta kishte vështirë ta kthejë normalitetin institucional për një kohë të shkurtë, por përkushtimi dinjitoz dhe pa tendenca negative mund të bëjë çdo gjë”, theksoi Haziri.

KAPITI:LIGJI, DREJTËSIA, VËRTETËSIA DHE KUSHTETUTA LAKOHEN DHE PËRDRIDHEN NGA KRIMI, KORRUPSIONI E PADREJTËSIA Sipas analistit të kësaj fushe, Skënder Kapiti, institucionet e shtetit në Shqipëri dhe në Kosovë, drejtësia dhe sistemi në tërësi, nuk i mbrojnë interesat as të shtetit, as të shoqërisë dhe as të qytetarit, por i mbrojnë interesat e atyre, të cilët e kanë kapur dhe privatizuar si drejtësinë, shtetin dhe shoqërinë, pra e mbrojnë dhe i shërbejnë mafio-oligarkisë, prandaj edhe kur jemi të rasti “PRONTO” nuk është e pritshme që të ndodhë diçka spektakulare në ndëshkimin eventual të të akuzuarve. “Ligji, drejtësia, vërtetësia dhe Kushtetuta lakohen dhe përdridhen nga krimi, korrupsioni e padrejtësia. Krimi i organizuar sot është shqetësimi më i madh, i cili përbën kërcënim real për pjesën më të madhe të shqiptarëve”, u shpreh ai. Sipas Kapitit, shteti dhe e drejta karakterizohen dhe identifikohen me padrejtësinë, me forcën dhe me dominimin e më të fortëve; shteti nuk i zbaton ligjin dhe drejtësinë njëlloj për të gjithë. “Shteti dhe drejtësia, si në Shqipëri edhe në Kosovë, janë shndërruar dhe funksionojnë si instrumente të pushtetit, politikës, korrupsionit dhe të krimit të tyre dhe të drejtësisë. Kjo gjendje ka ardhur edhe si pasojë e nivelit të ulët të kulturës administrative, politike, qeverisëse e demokratike, që edhe ajo e mundëson këtë gjendje, në të cilën gjenden shteti, shoqëria dhe drejtësia”, tha Skënder Kapiti për “Kosova Sot”.

PRETENI: KU JANË PROKURORËT E PROKURORISË THEMELORE DHE PROKURORIVE TË TJERA? Sipas Hasan Pretenit, rasti “PRONTO” është dëmtuar aq shumë me publikimin paraprak të incizimeve dhe nuk ka mbetur gjë për t’u hetuar e gjykuar, sepse këto incizime janë përdorur më shumë për të shantazhuar individë të caktuar. “Rasti ‘Pronto’ në të vërtetë nuk është asgjë sipas mendimit tim, nuk është kurrfarë rasti. Problemi madhor është se kush i keqpërdori incizimet që ishin ose ishin dashur të jenë pjesë e ndonjë hetimi. Prokuroria në bashkëpunim me politikën (një grup interesi) i nxorën ato sekuenca për t’i diskredituar disa nga politikanët. Është dashur që të hetohen dhe të dënohen të gjithë ata që janë pjesë e së keqes. Ky rast është i lindur për të dështuar si dhe të gjitha rastet tjera. Nuk po mundem të kuptoj se pse për të gjitha këto raste po caktohet gjithmonë e njëjta prokurore! Është e pamundur që e njëjta të angazhohet në të gjitha rastet madhore të hetimit. Ka shumë prokurorë mirë të paguar që duhet të angazhohen. Por pyetja shtrohet se ku janë prokurorët e Prokurorisë Themelore dhe prokurorive tjera?”, u shpreh ai për “Kosova Sot”. “Performanca e prokurorëve matet në bazë të rasteve, se sa raste i fiton një prokuror, jo në bazë të asaj se sa aktakuza ngrit, por sa raste i ka fituar në ballafaqim me gjykatën. Te ne aktakuzat po ngrihen për të rritur numrin dhe për t’u raportuar shifra në Bruksel, por burgjet ende nuk e kanë ‘gostit’ asnjë politikan të korruptuar, e sa për konfiskim të pasurisë së fituar kundërligjshëm, pasurisë që nuk i dihet prejardhja, as të mos flasim”, tha Hasani Preteni për “Kosova Sot”.

MIFTARI: PROKURORËT, GJYQTARËT DHE HETUESIT HEZITOJNË TA LUFTOJNË KRIMIN E ORGANIZUAR NË NIVEL TË LARTË, PASI JANË VETË PJESË E LOJNAVE TË NDYRA POLITIKE Edhe njohësi i fushës së sigurisë, Naim Miftari, tha për “Kosova Sot” se prokurorët, gjyqtarët dhe hetuesit sot hezitojnë ta luftojnë krimin e organizuar në nivel të lartë, pasi janë vetë pjesë e zinxhirit dhe lojnave të ndyra politike, mafioze, prandaj ata që akoma pa u pranuar në punë në ato vende të ndjeshme zyrtare kushtohen paraprakisht se duhet t’u shërbejnë shefave dhe klaneve politike, ku parasistemet politike janë bosë të tyre. “Politika dhe politikanët e pasluftës janë shumica vetëm PARAVAN i krimit të organizuar dhe politikën e përdorin për t’i ruajtur pasuritë, benificionet dhe paprekshmërinë nga ligji, pasi vetë kontrollojnë policinë, gjyqësinë, prokurorinë inteligjencën etj. Pra, politika dhe zyrtarët e lartë të korruptuar, shumica deri në palcë, përbëjnë vetë mafinë dhe krimin e organizuar”, vlerësoi ai për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.