Drejtësia e kalbur nga koka

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë thënë se pa ndryshimin e kupolës së Gjyqësorit, por edhe institucioneve të tjera të drejtësisë, dhe kësisoj pasi vetë pastrimi pa hile e hipokrizi dhe pa dallavere, vështirë se do të ketë drejtësi dhe reforma të dobishme për qytetarët dhe palët ndërgjyqësore ndonjëherë.
Kelmendi: Nevojitet spastrim i drejtësisë, pa hile, hipokrizi e dallaver
Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë thënë se pa ndryshimin e kupolës së Gjyqësorit, por edhe institucioneve të tjera të drejtësisë, dhe kësisoj pasi vetë pastrimi pa hile e hipokrizi dhe pa dallavere, vështirë se do të ketë drejtësi dhe reforma të dobishme për qytetarët dhe palët ndërgjyqësore ndonjëherë. Sipas tyre, me njerëzit aktualë në kupolën e Gjyqësorit dhe drejtësisë, të paaftë, të paetikë e integritet profesional po ashtu asnjëherë nuk do të ketë sundim të ligjit dhe as shtet të së drejtës e për rrjedhojë as zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale në vend.
Analisti Shefqet Dibrani në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se në rrethanat aktuale, kur grupet politike kontrollojnë çdo pore të jetës përfshirë edhe atë institucionale është mjaft e vështirë dhe thuajse e pamundur të shpresohet se do të ndodhë një reformim i mirëfilltë në sistemin e drejtësisë. Por, Dibrani thotë se nëse në sistemin e drejtësisë, në përgjithësi, si në KGJK ashtu edhe në KPK, do të kishte prokurorë e gjyqtarë të guximshëm që moti do të fillonin reformat, por, sipas tij, të tillët mungojnë. “Por, në këtë drejtim mendoj se kërkohet një nismë e guximshme dhe këmbëngulëse e bartëseve të institucioneve të drejtësisë, ngase nëse ndonjë prokuror apo gjyqtar do të niste përpjekjen për të reformuar dhe pavarë- suar drejtësinë nga ndikimi i politikës, dhe grupet e tjera oligarkike, kësisoj ai nuk do të mbeste vetëm, pasi vazhda e këtij procesi do të bartej edhe në dikasteret e tjera, kurse reformat do të plasnin e do të shtriheshin edhe brenda partive politike. Kjo nuk është e pamundur, kur dihet se drejtësia do të merrej me bosët e krimit politik, që janë të involvuar në krim dhe korrupsion, dhe në të njëjtën kohë janë pozicionuar kudo nëpër partitë politike, e nga aty edhe në vendet kyçe në udhëheqje të shtetit”, ka vijuar ai.
Dibrani: Pasiviteti i drejtësisë i bëri të pashpresë qytetarët
Sipas Dibranit, një gjë e tillë është shumë larg që të realizohet, pasi ky sistem i drejtësisë siç tha duket se mbrohet nga politika, derisa veprimet kriminale, korrupsioni dhe aktet e tjera të dënueshme shtyhen e zvarriten deri në harresë. Në këtë mënyrë, sipas Dibranit, oligarkët politikë e kanë fushëveprimin e garantuar, pasi janë me dhjetëra skandale publike, të cilat nuk hetohen nga drejtësia. “Kjo ka ndodhur pasi sistemi i drejtësisë nuk ka vepruar me kohë dhe nuk ka qenë aspak funksional dhe efikas, pasi po ashtu ne kemi dëgjuar edhe për dhjetëra raste ku janë akuzuar gjyqtarë dhe prokurorë, por pak, për të mos thënë fare ndaj tyre janë shqiptuar dënime apo masa ndëshkuese për veprat e tyre, e që kjo është tepër negative pasi të paktën sistemi i drejtësisë është dashur të jepte shembullin e vet se si mund të ndëshkohen gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë rënë në kundërshtim me ligjet e vendit. Por, mosndëshkimi i tyre tregon se ky sistem është kalbur në kokë, ndërsa kupola e tij janë grupet politike, të cilat tashmë janë identifikuar, por neglizhenca dhe pasiviteti i sistemit të drejtësisë ka bërë gjendjen kaq të pashpresë, saqë nuk bëhet më, teksa në anën tjetër e gjithë kjo vjen si rezultat i personelit juridik pa etikë profesionale, por edhe pa guxim për t’i hetuar e gjykuar veprat e mëdha korruptive”, është shprehur Dibrani./kosova sot/