UBT

Drejtësia e çalë, vite të tëra për një çështje

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë thonë se vetë fakti se nuk krijohen kushte për sistemin gjyqësor nuk shtohet numri i gjyqtarëve, pastaj i bashkëpunëtorëve profesionalë, por edhe nuk rritet buxheti për të funksionuar gjyqësori në mënyrë të pavarur dhe të plotë. Kjo është ndërhyrje në mënyrë indirekte dhe presion i Qeverisë në Gjyqësorin kosovar që ai të mos jetë efikas.

Qytetarët po nëpërkëmben në dyert e gjykatave,shkruan gazeta Kosova Sot.
Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë thonë se vetë fakti se nuk krijohen kushte për sistemin gjyqësor nuk shtohet numri i gjyqtarëve, pastaj i bashkëpunëtorëve profesionalë, por edhe nuk rritet buxheti për të funksionuar gjyqësori në mënyrë të pavarur dhe të plotë. Kjo është ndërhyrje në mënyrë indirekte dhe presion i Qeverisë në Gjyqësorin kosovar që ai të mos jetë efikas.

Ndaj është shtruar edhe çështja se përse politika e Kosovës me tërë fuqinë negative të saj të inkriminuar për një kohë të gjatë është involvuar në të gjitha institucionet, duke u ndikuar nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, të cilët nuk po e lënë drejtësinë që të funksionojë si e pavarur dhe e mirë- filltë dhe është ngritur dilema se si të çrrënjoset ky realitet tepër i hidhur dhe i dëmshëm për qytetarët dhe vendin, në mënyrë që të vihet njëherë e përgjithmonë drejtësia në binarët e vet dhe shteti në një vend ku sundojnë ligji dhe rendi e siguria për të gjithë pa dallim!?

Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se askush nuk ka menduar se 18 vjet pas luftës Kosova do të ketë një qeveri e cila nuk është në gjendje që qytetarit t’i sigurojë një mirëqenie mesatare dhe t’i japë shpresën se në këtë vend do të bëhet edhe më mirë.

Kriminalizimi i shtetit është zhytur në krim dhe korrupsion, po ashtu segmentet kryesore të shtetit janë involvuar në krim dhe kriminalitet, kurse nepotizmi po shkëlqen, përmes të cilit i kanë pushtuar gjykatat dhe prokuroritë dhe në anën tjetër edhe sigurimin e shtetit e kanë futur nën kontroll bashkë me policinë. “Prandaj veprimi kriminal as nuk po ndalet dhe as nuk po ndëshkohet dhe kjo është shqetësuese, por shqetësuese mbetet edhe fakti se pse ky legjislacion nuk po e lë drejtësinë të funksionojë në mënyrë të pavarur, e cila do të duhej ta pengonte korrupsionin masiv, krimin dhe kriminalitetin e organizuar dhe veprimet e tilla t’i fuste brenda kornizave të tolerueshme, por kështu siç jemi nuk besoj se do të kemi si vend dhe si shoqëri perspektivë evropiane”, ka vijuar më tej ai.

Mobi Casa

Dibrani ka shtuar se tashmë shihet se krimi i organizuar bashkëpunon me kupolën politike dhe nga atje komandohet drejtësia, e cila tashmë është peng e politikës, andaj siç tha në secilin vend ku drejtësia e bën punën e saj në mënyrë selektive ai vend nuk ka perspektivë të mirë, pasi nga gjendja shumë e rënduar dhe për shkak të mosfunksionimit të ligjit edhe investitorët e mëdhenj nuk po vijnë në Kosovë. “Ne kemi investitorë nga jashtë, por pjesa më e madhe e tyre duken se janë improvizime sa për të shpëlarë para, e sa për t’i shpëtuar krerët politikë nga ndonjë hetim për të cilin ata nuk kanë njohuri. Tashmë në Kosovë të gjithë zyrtarët politikë kanë imunitet ndaj ligjit, prandaj sillen dhe veprojnë sikurse të ishin të mbiligjshëm”, ka theksuar ai.

Me të korruptuar nuk ka reforma

Analisti tjetër, Naim Kelmendi, thotë se zyrtarët e inkriminuar që nga paslufta e deri më sot e kanë degraduar shumë keq sistemin e drejtësisë në Kosovë, derisa, sipas tij, me gjyqtarë e prokurorë të korruptuar e të inkriminuar në afera korruptive dhe të tjera, pra që kanë abuzuar me ligjin, nuk mund të ecin drejtësia dhe gjyqësia përpara, por as reformimi dhe zhvillimi i tyre.

Tutje, sipas Kelmendit, si pasojë e sundimit të antiligjit apo të drejtësisë nga mafia e lobeve kriminale dhe ekonomike e nga mafiozët shkatërrues, po ashtu nga krimi i organizuar dhe korrupsioni i instaluar në institucionet e shtetit, përgjithësisht në të dy nivelet e pushtetit, për rrjedhojë drejtësia dhe institucionet e saj, përfshirë gjykatat, prokuroritë etj., janë degraduar dhe rrënuar thuaja skajshmërish. “Prandaj, është nevojë imediate përtëritja e sistemit të drejtësisë me kuadro të reja, të afta e me etikë dhe integritet profesional e njerëzor, sepse kësisoj vjen deri tek zhvillimi e demokratizimi i sistemit të drejtësisë dhe shtetit ligjor, e që kjo është e domosdoshme për të ecur drejt standardeve evropiane derisa kjo rrjedhimisht është për interes të qytetarëve dhe vendit për të pasur një gjyqësor të pastër, të shëndoshë dhe përgjithësisht demokratik e në zbatim të drejtësisë e të ligjit. Por, siç u tha më sipër me gjyqtarë e prokurorë të korruptuar e të inkriminuar në afera korruptive dhe të tjera, pak ka shpresë se drejtësia në Kosovë do të mund të përparojë dhe të zhvillohet të paktën jo edhe për një kohë, derisa ky është treguesi më i mirë se këto institucione duhet pastruar nga këta njerëz të korruptuar dhe të inkriminuar për të pasur një drejtësi e gjyqësi të pastër, të lirë dhe demokratike”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” analisti Naim Kelmendi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.