Drejtësia duarkryq, korrupsioni lulëzon
Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë thonë se fatkeqë- sisht në sistemin e drejtësisë në Kosovë, për gjyqtarët dhe prokurorët apo hetuesit e krimit, që janë abuzues të detyrave ligjore, nuk ekziston institucioni i llogaridhënies.
“A ka ndodhur ndonjëherë që ndonjë prokuror të hapë ndonjë rast të vetëm në bazë të këtij raporti, asnjëherë në asnjë rast. Në një shtet fqinj, numri i rasteve të trajtuara si rezultat i raportit të auditorëve është më i lartë se 1300. Kjo është edhe një nga dëshmitë se si i kemi punët në ‘Drejtësi’. Paraja publike shpenzohet pa asnjë kontroll dhe pa asnjë ndëshkim të keqpërdoruesit”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” Hasan Preteni, nga ‘Qendra për etikë, transparencë dhe integritet’
Politizimi i sistemit, me pasoja të rënda dhe afatgjate
Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë thonë se fatkeqë- sisht në sistemin e drejtësisë në Kosovë, për gjyqtarët dhe prokurorët apo hetuesit e krimit, që janë abuzues të detyrave ligjore, nuk ekziston institucioni i llogaridhënies.
Gjendja abuzive me ligjin dhe drejtësinë vjen nga ata që në të vërtetë do të duhej të ishin bartësit kryesorë të etikës profesionale, përgjegjësisë dhe respektimit të së drejtës për të gjithë qytetarët pa asfare ndikimi politik e tjerë dhe ky është tregues i keq i katandisjes së sistemit të drejtësisë në gjendjen, në të cilën ndodhet. Por, deri kur do të tolerohen abuzimet ne drejtësi? Analistët kanë shtruar edhe çështjen se përse askush deri më sot nga gjyqtarët, prokurorët e hetuesit e krimit nuk dha dorëheqje, e as nuk iu nënshtrua llogaridhënies për sistemin e drejtësisë të katandisur si është më së keqi, dhe se në një vend normal dikush duhej të jepte përgjegjësi për kaosin e madh në drejtësi. Pra, si dhe pse po injorohet mungesa e sundimit të ligjit nga e tërë klasa politike në Kosovë, qoftë pozitë, qoftë opozitë dhe deri kur nëntoka e lidhur me disa mafio-politikanë të tejinkriminuar do të udhëheqin Kosovën, të cilët qytetarët e këtij vendi i kanë bërë të pashpresë në vendin e tyre, flet shkrimi në vijim.
Nëntoka kriminale, ende e pandëshkueshme
Analisti Naim Kelmendi në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se fatkeqësisht në sistemin e drejtësisë në Kosovë, për gjyqtarët dhe prokurorët apo hetuesit e krimit, që janë abuzues të detyrave ligjore nuk ekziston institucioni i llogaridhënies, dhe kështu është gjendja abuzive me ligjin dhe drejtësinë pikërisht nga njerëzit e drejtësisë nga ata që. “Duke e ditur se këtu askush nuk jep llogaridhënie për asfare dështimi apo papërgjegjësie para ligjit dhe të drejtës, atëherë kjo çdo gjë mund të quhet, por jo shtet i së drejtës ku sundon rendi dhe ligji para të cilit përgjigjen të gjithë edhe gjyqtarët edhe prokurorët edhe qytetarët”, është shprehur ai. “Fatkeqësisht deri më tash asnjëherë nuk ka ekzistuar vullneti as i klasës politike si pozitë, ashtu dhe opozitë për ta fuqizuar shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit në tërë Kosovën, ku para tij të gjithë do të ishin përgjegjës qoftë edhe për dështimet dhe joefikasitetin dhe papërgjegjshmëritë para ligjit dhe të drejtës”, theksoi Kelmendi. “Kjo nuk po ndodh as sot dhe kështu mosndëshkimi edhe i nëntokës së fuqishme kriminale dhe klanet e korruptuara e të krimit të organizuar të instaluara gjithandej në institucione e parti politike nuk po dënohen nga ligji dhe e drejta, kështu që në një farë forme edhe te qytetarët ka humbur shpresa dhe besimi se kjo drejtësi mund të funksionojë ndonjëherë, ashtu sikur duhet me efikasitet e përgjegjshmëri ndaj krimit të organizuar, korrupsionit e klaneve të nëntokës kriminale”, shpreh analisti Naim Kelmendi.
Paraja publike shpenzohet pa kontroll
Hasan Preteni, nga ‘Qendra për etikë, transparencë dhe integritet’, thotë se në qershor u publikua Raporti i ZAP-it, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, e që kjo ndodhë për çdo vit dhe raporti është dokument publik, ku evidentohen shumë mangësi në shpenzimin e parasë publike, nuk adresohen rekomandimet e viteve paraprake. “A ka ndodhur ndonjëherë që ndonjë prokuror të hapë ndonjë rast të vetëm, në bazë të këtij raporti, asnjëherë në asnjë rast. Në një shtet fqinj, numri i rasteve të trajtuara si rezultat i raportit të auditorëve është më i lartë se 1300. Kjo është edhe një nga dëshmitë se si i kemi punët në ‘Drejtësi’. Paraja publike shpenzohet pa asnjë kontroll dhe pa asnjë ndëshkim të keqpërdoruesit”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” Hasan Preteni nga ‘Qendra për etikë, transparencë dhe integritet’. Profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka nënvizuar se arsyeja kryesore se përse nuk janë aktiv apo efikas të gjitha organet e pavarura që janë kategori kushtetuese si këshilli gjyqësor dhe ai prokurorial, por edhe të tjerat, është tek çështja e shkallës së përgjegjësisë, që e kanë apo nuk e kanë gjyqtarët dhe prokurorët, pasi, sipas tij, dikush nga ta edhe nuk e ka shkallën e përgjegjësisë së duhur dhe atyre që ju mungon përgjegjësia, duke i shkaktuar kësisoj vendit probleme korruptive, pastaj mosefikasitet, etj.. Baraliu thotë se të njëjtit duhet që ta ngrisin shkallën e përgjegjshmërisë, por edhe të vetëdijesimit, pasi kanë marrë detyra të jashtëzakonshme në sendërtimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit. “Në këtë aspekt ka një numër të tyre që eventualisht janë edhe problematikë në procedura disiplinore, qoftë në atë gjyqësor apo prokurorial, dhe që janë njerëz, të cilët kanë afinitete ose ndërlidhje të afërta me pushtetin dhe me politikën, e që kjo e fundit jorastësisht edhe i emëron njerëzit e vet, militantët e vet edhe në këto institucione gjyqësore sikurse edhe institucionet e tjera, në bordet e ndryshme”, potencoi ai.
Nuk ka sistem të mirëfilltë të drejtësisë
Analisti Naim Miftari ka veçuar se në përgjithësi shteti ynë ka dështuar në të gjitha sferat e funksionimit normal të një shteti, si në ekonomi, po ashtu për një sistem të mirëfilltë politik, siguri dhe dështimi më i madh është në sistemin e sundimit të ligjit dhe siç tha nëse mendon dikush se dënimi i disa hoxhallarëve apo disa luftëtarëve që luftuan ne Siri, Irak është sukses ky nuk është sukses. “Por, kjo luftë ka të bëjë kryesisht me luftën e terrorizmit pas së cilës rregullisht fshihen dhe thirren ata që e devalvuan shtetin. Por, kur është puna e luftës kundër korrupsionit politik shtetëror dhe lufta sidomos kundër krimit të organizuar vendor dhe politik, atëherë rezultatet janë pak mbi 1%, pra rezultat pak mbi pikën zero dhe gjatë gjithë këtyre afër 17 vjetëve nuk më ka rënë të dëgjojë se u dënua apo u përjashtua ndonjë zyrtar shtetëror nga lëmi i gjyqësisë apo drejtësisë”, theksoi ai. “Shteti i kapur nga sistemet mafioze parapolitike nuk mund edhe të ketë të tjera rezultate. Pra, thjesht plot raste tregojnë se shteti ynë nuk ka sistem të mirëfilltë të drejtësisë, por drejtësinë e bën politika e korruptuar dhe e inkriminuar në krim të organizuar”, deklaroi për gazetën “Kosova Sot” analisti Naim Miftari.


