Fundamenti

Drejtësi prapaskenash

/ 8 minuta lexim
Fundamenti

Mungesa e llogaridhënies dhe përgjegjësisë që është instaluar në Kosovën e pasluftës në të gjitha instancat e shtetit, përfshirë edhe drejtësinë dhe gjyqësinë dhe që janë vërejtje të përhershme të Komisionit Evropian në adresë të pushtetarëve tanë, duket se këto të fundit po hasin në veshë të shurdhër.

REFORMA, E DOMOSDOSHME PËR TË VENDOSUR SUNDIMIN E LIGJIT

“Se si funksionon gjyqësori po e shohim të gjithë, burgosje spektakolare, vendime gjyqësore që ndryshohen brenda natës, polici dhe gjyqësi të paqëndrueshme, me nevoja emergjente për ndryshim”, potencoi për gazetën “Kosova Sot” Hasan Preteni, nga Qendra për etikë, transparencë dhe integritet

Llogaridhënia mungon, duhen pastruar gjykatat dhe prokuroritë

Mungesa e llogaridhënies dhe përgjegjësisë që është instaluar në Kosovën e pasluftës në të gjitha instancat e shtetit, përfshirë edhe drejtësinë dhe gjyqësinë dhe që janë vërejtje të përhershme të Komisionit Evropian në adresë të pushtetarëve tanë, duket se këto të fundit po hasin në veshë të shurdhër.

Veç garniturave të mëparshme, që kanë drejtuar me sistemin e drejtësisë, duket se këto gabime po përsëriten edhe në kohën e tashme të qeverisjes aktuale, pasi nuk po bëhen hapa të duhur në drejtim të dhënies së llogaridhënies në sistemin e drejtësisë. Ndaj, analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë shtruar edhe çështjen se si mund të ecë gjyqësori para, kur absolutisht mungon llogaridhënia e mirë- filltë brenda tij dhe e vetmja llogaridhënie ekziston ndaj mafisë politike, ekonomike dhe grupeve të caktuara të interesit kriminal. Për atë se çfarë duhet bërë që të ketë vërtet llogaridhënie në sistemin e drejtësisë flet shkrimi në vijim.

Avokati Tomë Gashi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se kjo është shumë e thjeshtë, vetëm se duhet që të kërkohet që zinxhirët, të cilët ekzistojnë për kontrollin e punës së gjyqë- sorit, ata gjithmonë të jenë funksionalë. “Secila instancë e kontrollon instancën më të ulët, që i bie Gjykatën Themelore e kontrollon për kualitetin e punës dhe për vendimet që i nxjerrin Gjykata e Apelit, ndërsa këtë të fundit e kontrollon Gjykata Supreme, dhe kështu do të duhej të ishte dhe të gjitha gjykatat i kontrollon Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe në aspekt formal ka kush e kontrollon punën e gjyqtarëve, ndërsa në aspekt praktik është çështje e organizimit që më së shumti i bie barrë KGJK- së dhe sa ky është i varur apo i ndikuar politikisht, ajo është çështje faktike që duhet të flasin zyrtarët e KGJK- së nëse kanë ndikime”, u shpreh avokati Tomë Gashi.

Shtyllat e sistemit të pavarësohen

FIDANISHTJA

Profesori universitar Mazllum Baraliu thotë se për të realizuar objektivat në fjalë duhet përkrahur katërçipërisht iniciativat e tanishme, por edhe të mëhershme, sidomos të Qeverisë së tanishme, institucioneve të vendit, të cilat kanë proklamuar tashmë se janë të interesuara për një reformë rrënjë- sore në drejtësi, edhe në gjyqësor.

Sipas tij, kjo reformë do të përfshinte jo vetëm ‘Vetting’- un, pra këtë të fundit po se po, por edhe siç tha edhe ristrukturimin e organeve të drejtësisë dhe ndryshimin pozitiv dhe begatimin me kompetenca, ashpërsimin e përgjegjësisë dhe të llogaridhënies edhe përmes kompetencave dhe përgjegjësive që do të duhej të rregulloheshin me ndryshim plotësim të Ligjit për KGJK-në, të Ligjit për KPKnë, Ligjin për Policinë e Kosovës dhe Ligjin për përgjegjësitë disiplinore të prokurorëve dhe të gjyqtarëve dhe po ashtu ndoshta edhe të Kushtetutës në segmente të caktuara që ka të bëjë me këto ndryshime rrënjësore reformuese. “Të shtohet përgjegjësia, të përcaktohet saktësisht dhe në mënyrë rigoroze llogaridhënie e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të gjithë bartësve të funksioneve të drejtësisë, por edhe në një mënyrë apo në një tjetër të përfshihej gjithsesi edhe ajo që quhet eliminim, pra të përfshihej eliminimi, heqja, shmangia e sekuencave, segmenteve të instaluara nëpër ligje, e sidomos në praktikën e punës së këtyre institucioneve të pavarura me kategori kushtetuese, e që ka karakter, pra korporativ”, potencoi Baraliu. “Korporativizmi do të duhej të eliminohej te këto institucione, sepse në këtë mënyrë mund të konsolidohet plotësisht pavarësia e shtyllës së drejtësisë si njëra prej tri shtyllave kryesore të pushtetit, por në të njëjtën kohë edhe varshmëria dhe kontrolli, monitorimi që mund t’i bëhej dhe do të duhej të parashihej me reformë t’i bëhej kësaj shtylle të drejtësisë, pra të gjyqësorit konkretisht me ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të reformës që do të duhej të bëhej sa më parë dhe sa më mirë”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” Profesori universitar Mazllum Baraliu.

Për dështime, vetëm heshtje

Analisti Naim Kelmendi ka veçuar se gjyqësori assesi nuk po mund të ecë para, pasi absolutisht mungon llogaridhënia e mirëfilltë brenda tij, dhe e vetmja llogaridhënie ekziston mbase ndaj mafisë politike, ekonomike dhe grupeve të caktuara të interesit kriminal. Andaj, sipas tij, është koha e fundit që vërtet të ketë më në fund llogaridhënie në përputhje dhe në respekt të ligjit në gjyqësor në mënyrë, siç tha, që të ndëshkohen dhe të penalizohen madje nëse kërkohet edhe të përjashtohen të gjithë ata gjyqtarë që i japin llogari politikës dhe mafio- oligarkëve e jo ligjit dhe Kushtetutës së vendit. “Por, që të ndodhë kjo duhet që paraprakisht mekanizmat përkatës, që i marrin në përgjegjësi gjykatësit për veprimet e tyre të spastrohen nga ndikimet politike dhe të mafio- oligarkëve. Pra, duhet që urgjentisht të merren masa shumë të ashpra dhe për pastrimin e policisë, prokurorisë dhe të gjyqë- sorit, ngase nëse vetëm njëri institucion çalon, ka ngecje, pra dështon, do të kemi çalim, dështim të tërë sistemit të drejtësisë”, u shpreh ai. “Vetëm kur të dalë në publik, në opinion ndonjë rast i keqpërdorimit, apo korrupsionit, siç ka ndodhur në disa raste, atëherë suspendohen ose merren disa masa të lehta, përndryshe personat përgjegjës që udhëheqin me drejtësinë, me shkallët e saj, siç janë Gjykata Themelore, ajo Supreme dhe e Apelit dhe me radhë për dështimin që kanë pasur deri më tani nuk ka dhënë përgjegjësi apo llogaridhënie dikush nga to, dhe në këtë drejtim për më keq mbase asnjë njeri nuk e ndien veten përgjegjës apo fajtor, ani pse janë përgjegjësit kryesorë për këtë dështim në drejtësi “, spikati për gazetën “Kosova Sot” analisti Naim Kelmendi.

Gjyqësori bën spektakël

Hasan Preteni, nga Qendra për etikë, transparencë dhe integritet, ka nënvizuar se të gjitha segmentet duhet pastruar prej keqbërësve, dhe pas pastrimit duhet me vendosmëri shtetërore dhe seleksionim të mirë- filltë të përzgjidhen njerëz me integritet dhe ekspertë që duan dhe punojnë për vendin. “Ndërsa se si funksionon gjyqësori po e shohim të gjithë, burgosje spektakolare, vendime gjyqësore që ndryshohen brenda natës, polici dhe gjyqësi të paqëndrueshme me nevoja emergjente për ndryshim”, potencoi për gazetën “Kosova Sot” Hasan Preteni, nga Qendra për etikë, transparencë dhe integritet.

Ndërsa, Profesori universitar Nexhmedin Spahiu mendon se e vetmja llogaridhënie e gjyqësorit është ajo para opinionit publik dhe për këtë arsye mediet në Kosovë duhet t’i kushtojnë më tepër rëndësi mbarëvajtjes së gjyqë- sorit. “Do të duhej bërë presion prokurorisë e gjykatave në raste të caktuara, kur kemi pasur të tilla, kur është shpërdoruar pasuria publike dhe fondet publike, t’i japin shumë më shumë publicitet mediet, dhe pastaj secili gjykatës e prokuror që s’e ka kryer punën e vet në mënyrë të duhur, duhet të turpërohet dhe publiku ta dijë që nesër apo pasnesër, kur ta shohin prokurorin apo gjykatësin e tillë në rrugë, ta nënçmojnë dhe kjo është e vetmja mënyrë se qysh jepet llogaridhënia”, deklaroi për gazetën “Kosova Sot” Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.