Uji Dea

Drejt zhbllokimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lidhja Demokratike pritet ta zhbllokojë punën e Komisionit për Reformën Elektorale, por jo edhe për atë Kushtetuese. Burime të Express thonë se konsensusi për këtë çështje është arritur në takimin e fundit mes Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi dhe ai i LDK’së, Isa Mustafa, kanë vendosur të zhbllokojnë reformën zgjedhore dhe t’i përfundojnë procedurat për ndryshimin e ligjit, numrin e zonave dhe listat zgjedhore.

Burime të Express brenda PDK’së dhe LDK’së kanë konfirmuar se Thaçi dhe Mustafa gjatë takimeve të ditëve të fundit kanë folur shumë shkurtë për reformën zgjedhore dhe janë marrë vesh në parim që të përfundohet puna në Komisionin për Reformë Zgjedhore, që ë udhëheq deputeti i LDK’së Haki Demolli.

Fundamenti

“Gjatë takimit të Thacit me Mustafën, përpos takimit Thaçi – Dacici, është biseduar edhe për reformën zgjedhore. Të dy liderët janë marrë vesh që reforma të ecë më tutje dhe të mos bllokohet procesi”, ka thënë burimi brenda takimit.

Edhe zyrtarë të lartë të LDK kanë thënë se është biseduar për të vazhduar me reformën zgjedhore, por nuk kanë treguar se kur pritet të lëvizë procesi.

“Lideri i LDK’së, z. Mustafa ka folur me Thaçin për reformën zgjedhore dhe janë pajtuar që të ecet përpara edhe sa i përket zonave dhe listave zgjedhore”, ka thënë një zyrtar i LDK’së, pa dashur t’i përmendet emri në gazetë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.